BROKOLI USHQIMI QË SHKATËRRON ULCERËN DHE KANCERIN

BROKOLI USHQIMI QË SHKATËRRON ULCERËN DHE KANCERIN

Një studim laboratorik ka zbuluar se brokoli ndihmon në luftimin e ulcerës dhe kancerit të stomakut. Sipas këtij studimi brokoli përmban sulforafan, i cili vret bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve ose gjenden jashtë qelizave, si dhe ato brenda qelizave.

Përveç kësaj ka veti antikancerogjene dhe mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të stomakut. Sipas shkencëtarëve, sasitë e sulforafanit që përmban brokoli janë të mjaftueshme për të arritur një efekt të dobishëm. Në fakt, disa nga varietetet e brokolit si dhe lastarët e bimës janë më të pasura me sulforafan. Sipas shkencëtarëve, infeksionet me bakteret janë aq të zakonshme në stomak, saqë në vendet në zhvillim shkalla është deri në 90%.

Bakteret konsiderohen të jenë shkaktari kryesor i ulcerave dhe kancerit të stomakut. Lufta bëhet me antibiotikë dhe madje të fuqishëm, por edhe prej tyre në 20% të pacientëve ka rezistencë ndaj mikroorganizmave dhe joefektivitet të antibiotikëve, prandaj shkencëtarët janë në kërkim të zbulimeve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.