ÇAJI ME XHENXHEFIL, HUDHËR DHE LIMON – PIJE PËR TË HUMBUR YNDYRËN E BARKUT

ÇAJI ME XHENXHEFIL, HUDHËR DHE LIMON – PIJE PËR TË HUMBUR YNDYRËN E BARKUT

Xhenxhefili, hudhra dhe limoni janë një kombinim i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të hiqni yndyrën e padëshiruar nga të gjitha pjesët e trupit tuaj. Ky ilaç natyral nuk është vetëm i mahnitshëm për humbjen e peshës por edhe efektiv në trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh, duke filluar nga ftohja dhe gripi deri te mëlçia e dhjamosur dhe kolesteroli i lartë. Pretendohet se duke konsumuar një kombinim të këtyre tre përbërësve të fuqishëm për djegien e yndyrës mund të humbni një peshë të konsiderueshme në një kohë shumë të shkurtër.

Hulumtimet kanë treguar se xhenxhefili përmban përbërës të quajtur gingerols dhe shogaols që stimulojnë disa aktivitete biologjike në trupin tuaj, duke përfshirë përmirësimin e tretjes dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, gjë që ndikon në humbjen e peshës dhe shëndetin tuaj.

Studimet tregojnë se pirja e ujit me limon mund të përshpejton metabolizmin tuaj, gjë që mund të çojë në humbje peshe. Lëngu i limonit përmban sasi të mëdha të antioksidantëve dhe vitaminës C, e cila jo vetëm që është e mirë për imunitetin por edhe për peshën trupore dhe shëndetin tuaj.

Ka prova se hudhra mund të ndihmojë në humbjen e peshës kur përfshihet në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Për shembull, një studim i vitit 2011 i publikuar në The Journal of Nutrition zbuloi se hudhra mund të ndihmojë në djegien e yndyrës. Alicina, një aminoacid në hudhër, është lidhur me disa përfitime shëndetësore duke përfshirë uljen e sheqerit në gjak dhe niveleve të kolesterolit.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: 4 thelpinj të mëdhenj hudhër (ose 5-6 më të vogla), rrënjë xhenxhefili i freskët me madhësinë e gishtit të madh ose rreth 3 cm, 1 limon dhe 1 litër ujë.

PROCEDURA: Pasi të keni pastruar hudhrat dhe xhenxhefilin, mund t’i grini imët ose ti shtypni ato mirë.

Lani limonin me sodë buke dhe qëroni lëvozhgën e tij dhe më pas grijeni imët. Lëreni ujin të vlojë, më pas shtoni hudhrën dhe lëkurën e limonit dhe pas 2-3 minutash shtoni xhenxhefilin. Lëreni të ziejë edhe për një minutë, më pas ndaleni temperaturën dhe tenxheren e lëmë mënjanë të ftohet e mbuluar.

Kur të vaket, kullojeni përmbajtjen dhe shtoni lëngun e limonit të shtrydhur. Ndani përmbajtjen që rezulton në tre pjesë. Pihet me stomak bosh 20 minuta para mëngjesit, para drekës dhe para darkës.

Për të përmirësuar shijen mund të shtoni pak mjaltë. Pija pihet për tre deri në shtatë ditë, pas së cilës bëhet një pushim prej shtatë ditësh, në një cikël 4 herë duke u konsultuar me mjekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.