ILAÇ NGA MJEKËSIA POPULLORE PËR GASTRITIN

ILAÇ NGA MJEKËSIA POPULLORE PËR GASTRITIN

Mjekësia popullore ofron ilaç natyral që lehtëson dhimbjen, qetëson gastritin dhe shëron mukozën për vetëm tre ditë. Poashtu ekziston një baktere e quajtur Helicobacter pylori që sulmon epitelin e stomakut dhe shkakton probleme shëndetësore, për çka ofron zgjidhje mjekësia popullore.

MAJDANOZI

Vitaminat e ndryshme A, B, C, E dhe K që përmban majdanozi, e bëjnë atë një përbërës të shkëlqyeshëm për trajtimin e çdo lloji të sëmundjeve të tretjes.

Lani mirë një tufë majdanoz dhe lëreni të ziejë në një litër ujë. Lëreni të ziejë për të paktën 5 minuta, më pas hiqeni tiganin nga zjarri dhe lëreni të mbuluar për dy orë. Kulloni çajin dhe ruajeni në një kavanoz qelqi. Pini këtë lëng gjatë gjithë ditës në vend të ujit.

UJË ORIZI

Në kombinim me çajin e majdanozit, ai ka një efekt të madh në rigjenerimin e mukozave të dëmtuara. Zieni 150 gram oriz në një litër ujë. Pas 20 minutash kulloni orizin dhe ruajeni ujin në një kavanoz qelqi. Pini ujë orizi çdo ditë derisa zgjasin simptomat e gastritit.

ÇKA ËSHTË DHE SI SHKAKTOHET GASTRITI?

Gastriti përcaktohet kryesisht si pezmatim i mukozës që është përgjegjës për krijimin e një shtrese qelizash që mbulojnë pjesën e brendshme të stomakut dhe e mbrojnë atë nga acidet e stomakut. Ky inflamacion kryesisht ndodh për shkak të konsumit afatgjatë të barnave të tilla si aspirina dhe ibuprofen, nga konsumimi i tepërt i alkoolit, kafesë ose ushqimeve të tjera irrituese që irritojnë dhe “kafshojnë” mukozat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.