MASKË ME KAFE PËR FYTYRË TË LODHUR
Maska me kafe është mëse e nevojshme, sidomos për fytyrat që transmetojnë lodhje.
Pjesa më e mirë e kësaj maske është se mund të aplikohet në çdo lloj fytyre.
Çfarë ju duhet:
-1 lugë gjelle kafe
-1 lugë gjelle kakao pluhur
-2 lugë gjelle qumësht
-1 lugë gjelle lëng limoni
-1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
Udhëzime:
Në një enë filloni të trazoni kafen me kakaon.
Shtoni qumështin dhe krijoni një maskë homogjene.
Shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe aplikojeni maskën në fytyrën e pastër.
E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Kafeja në këtë maskë do ju ndihmojë së tepërmi për të reduktuar skuqjet dhe inflamacionin. Qumështi përmban enzima të dobishme dhe ka veti antibakteriale.
Kakao ka antioksidantë të fuqishëm. Lëngu i limonit i jep fytyrës vitaminë C dhe e bën të shkëlqejë. Definitivisht duhet ta provoni këtë maskë.
Leave a Reply