NJË GRUSHT ARRA, SHËNDET PËR ZEMRËN TUAJ!

Një studim i ri tregon se ngrënia e një grushti arra çdo ditë do t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës. Për 4 orë pas marrjes së arrave ose vajit të arrës do të përmirësoni qarkullimin e gjakut në trup. Kjo do t’ju mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Profesor Dr. Penny Chris Etheron nga Pensilvania thotë se nëse konsumojmë një grusht arra ose vaj arre për 4 ditë mund të reduktojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ngrënia e tre lugë gjelle (pesëdhjetë e një gram) vaj arre mund të përmirësojë gjendjen e enëve të gjakut në vetëm 4 orë. Vaji i arrës është veçanërisht i mirë për integritetin e qelizave endoteliale. Këto qeliza luajnë një rol të rëndësishëm në elasticitetin e enëve të gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.