PIJE TË CILËN E KONSUMOJNË SPORTISTËT NË MËNGJES

PIJE TË CILËN E KONSUMOJNË SPORTISTËT NË MËNGJES

Selino konsiderohet bima më e fuqishme e kohës sonë. Kjo bimë nuk është shumë e shijshme dhe të por efektet shëndetësore i ka të mëdha. Kjo është arsyeja pse edhe sportistët më të famshëm në botë nuk do ta fillonin ditën pa e konsumuar të paktën një gotë nga lëngu me selino. Me këtë lëng ne i sigurojmë trupit detoksifikimin e nevojshëm dhe na bën të ndjehemi të fuqishëm.

Substancat natyrale nga selino ngjiten në substancat e këqija dhe toksike që ne i sjellim në trup përmes ushqimit të pashëndetshëm, ajrit të ndotur dhe kështu i nxjerrim ato nga trupi.

Pastrimi fillon nga zorrët

Në 2, 3 ditët e para do të ndjejmë lehtësim dhe reduktim të fryrjes së barkut dhe do të vërejmë ndryshimet e para të dukshme në lëkurë, si p.sh. tërheqja e akneve.

Duke pirë lëngun ruajmë ekuilibrin e pH në organizëm, pra neutralizojmë acidin; I pastrojmë enët e gjakut dhe kështu i bëjmë më të depërtueshme, në mënyrë që të bjerë presioni i gjakut, forcojmë kockat dhe përmirësojmë kujtesën.

Ndihmon veçanërisht nëse kemi problem me fokusin dhe përqendrimin.

Gjithashtu do të humbim peshë më lehtë sepse lëngu do të shuajë dëshirën për ëmbëlsirat dhe sasitë e tepërta të ushqimit dhe sigurisht që do të forcojmë imunitetin.

Efektet më të mira arrihen duke pirë 0,5 litra lëngje çdo ditë, por nëse ju duket shumë dhe nuk mund ta pini filloni me 250 ml, pastaj rriteni gradualisht sasinë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.