SI TA MJEKOSH VETEN ME TRAJTIME NATYRALE  NË SHTËPI?

SI TA MJEKOSH VETEN ME TRAJTIME NATYRALE  NË SHTËPI?

Kur bëhet fjalë për të ftohurën e zakonshme njerëzit këshillojnë mënyra të ndryshme trajtimi shtëpie për të lehtësuar simptomat. Disa njerëz përdorin mjaltë me limon për të lehtësuar dhimbjen e grykës dhe kollën ngacmuese. Të tjerë, thonë se vaji i eukaliptit mund të hapë sinuset e bllokuara dhe inhalimi i avujve të tij mund të ndihmojë në infeksionet respiratore.

Disa njerëz mendojnë gjithashtu se marrja e disa masave parandaluese mund t’i ndihmojnë për të parandaluar prekjen nga e ftohura e zakonshme, apo nga gjendjet virale. Këshillohet konsumimi i shumë frutave dhe perimeve, përfshirë edhe hudhrat. Janë më të preferuara çajrat bimore në vend të kafes, apo pijeve me kafeine.

Disa njerëz sugjerojnë se vendosja e kompresave të ngrohta apo ushtrimet e lehta fizike janë shumë efektive për lehtësimin e dhimbjes së mesit.

Alternativa të tjera të trajtimeve në kushtet e shtëpisë

Ndërsa trajtimi në kushtet e shtëpisë është i admirueshëm dhe i këshillueshëm nga të gjithë, metodat natyrale të përdorura mund të mos ofrojnë lehtësimin e shpejtë dhe efektiv për të cilin keni nevojë.

Në rast se ju keni një event të rëndësishëm në të cilin nuk duhet të mungoni dhe keni nevojë për lehtësim të shpejtë të dhimbjes, ju mund t’i ktheheni për ndihmë mjekësisë moderne.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.