SI TË PËRGADISNI SHAMPO ME PËRBËRËS NATYRORË KUNDËR ZBOKTHIT?

SI TË PËRGADISNI SHAMPO ME PËRBËRËS NATYRORË KUNDËR ZBOKTHIT?

Duhet ta keni dëgjuar se gjethet e dafinës kanë efekte të mëdha në shëndet, për shembull ndihmon me kollën, megjithatë pak njerëz e ham se ata janë një pasuri e vërtetë natyrore për kujdesin e flokëve.

Prandaj, nëse keni problem me lëkurën e kokës dhe ju pëlqejnë solucionet natyrale, pa kimikate dhe përbërës hampoove, atëherë duhet të bëni një hampoo në kushte shtëpie me gjethe dafine. Gjethja e dafinës përmban rreth dy për qind vajra esencialë dhe ka shumë përfitime për trupin.

Dafina përmban polifenole, tanina që janë antioksidantë të fuqishëm, vitaminë A, vitaminë C, natrium, kalium, hekur dhe magnez, si dhe fibra.

PËRBËRËSIT:

-Pesë gjethe dafine

-Një lugë vaj kokosi

-500 ml ujë

Hidhni në ujë gjethet e dafinës dhe vajin e kokosit, lërini të ziejnë derisa të vlojnë dhe më pas lërini në zjarr për rreth 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas, hidhni lëngun në një shishe spërkatëse dhe aplikojeni në flokë, duke e fërkuar mirë.

JOGURTI DHE PIPERI I ZI

Përzieni dy lugë të piperit të zi me jogurt. Më pas, këtë masë e vendosni në kokë dhe e shpëlani pas pak me ujë të vakët dhe shampo.

VAJI I ULLIRIT KUNDËR ZBOKTHIT

Para se të shkoni në gjumë, me lëvizje të buta vendosni vaj ulliri në lëkurën e kokës. Shpëlani flokët me shampo të butë në orët e mëngjesit.

LËNGU I LIMONIT DHE VAJI I KOKOSIT

Përzieni një lugë të lëngut të limonit me pesë lugë vaj kokosi. Këtë ilaç e lini të veprojë në lëkurë për 20 deri 30 minuta, e më pas e shpëlani me shampo.

SODA BIKARBONI

Shtoni një lugë sodë bikarboni në shamponë tuaj, në mënyrë që ta eliminoni zbokthin.

ALOE VERA

Përgatitja e xhelit të aloe verës largon zbokthin. E lini të ndikojë në flokë për 15 minuta. Aloe vera përmirëson apo ripërtëritë lëkurën dhe lufton kundër zbokthit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.