SI TË SHËROHENI PA MEDIKAMENTE NË RAST GRIPI?

SI TË SHËROHENI PA MEDIKAMENTE NË RAST GRIPI?

Këshillat që keni mundur ti dëgjoni nga gjyshet, apo nënat, për shërimin pa medikamente në rast gripi është përfshirë edhe në librin që mbanë titullin “Vinegar Socks” nga Karin Berndi.

Një ndër metodat për shërimin e ftohjes dhe gripit, është veshja e çorapeve, të zhytura në uthull. Ju nevoitet një enë e mbushur me gjysmë uji të vakët. Në të shtoni dy lugë të mëdha me uthull.

Merrni një palë çorape të trasha nga leshi dhe zhytini në këtë përzierje. Vëni një peshqir në divan apo krevat, ku më pas do të vendosni këmbët, në mënyrë që të mos e bëni pis materialin.

Pas 45 minutash, temperatura juaj do të fillojë të bjerë. Nëse kjo nuk ndodh, përsërisni procesin me një palë çorape të reja.

Nëse ndjeni të dridhura në krahë ose këmbë, hiqni menjëherë çorapet. Qëndroni me këto çorape, derisa ato të thahen.

Uthulla ndikon në qarkullimin e gjakut, që shmangë ftohjen. Kjo gjithashtu e shtytë edhe sistemin e imunitetit, teksa nxitë prodhimin e lëngjeve të humbura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.