SI TI TRAJTONI SËMUNDJET E GOJËS-MJEKËSIA E POPULLIT

 

SI TI TRAJTONI SËMUNDJET E GOJËS-MJEKËSIA E POPULLIT

Faringiti është inflamacioni i mukozës së fytit, si rezultat i mungesës së higjienës së gojës, marrjes së frymës nga goja, sëmundjeve infektive dhe gripit. Të prekurit nga faringiti kanë djegie të shpeshta në fyt dhe temperaturë. Në rast temperature duhet të përdoren kompresa të ftohta si copa akulli, akullore etj. Në këtë mënyrë ne ndihmojmë të ulim temperaturën e lartë. Më pas bëjmë gargara me çaj kamomili. Gjatë kësaj periudhe duhet mënjanuar alkooli, duhani, sëmundjet e hundës, sinuseve dhe çdo gjë që ka të bëj me bakteret. Bimët natyrore-mjekësore të cilat përdoren për trajtimin e gojës duhet përgatiten veç e veç si dhe me kujdes në kombinimin e tyre gjatë përzierjes.

Në vazhdim ju sjellim disa receta se si mund ti përdorni bimët mjekësore dhe si ti aplikoni ato për shërimin e inflamacionit të gojës.

  • Në mjekësinë popullore është përdorur në masë të madhe pekmezi i manave të zeza dhe i rrushit, me të cilin i është lyer goja fëmijës herë pas here sidomos në mbrëmje para fjetjes. Kjo mënyrë është aplikuar 4-5 ditë rresht.
  • Lyhet goja me mjaltë të përzihet me pak sodë bikarbonati. Kjo aplikohet 3-4 herë në ditë deri në shërimin e infeksionit së gojës.
  • Aplikoni shpëlarjen e gojës duke bërë gargara, kundër ngjirjes së zërit. Mund të përdoren bimë që kanë shumë lëng, si për shembull mëllaga e bardhë. Rrënjët e saj të grimcuara mund të përtypen në gojë apo të futen për dy orë në ujë të ftohtë (1 lugë rrënjë në 200 ml ujë) pastaj bëhet gargara 3 herë në ditë. Ujin e gargarës mund edhe ta pini pasiqë nuk është helmues. Përkundrazi ai shërben dhe është i dobishëm për organet e tretjes pasi rregullon punët e stomakut.
  • Për shërimin e mukozës së gojës merrni 1 lugë kamomil, 1 lugë sherbelë, 1 lugë gjelle nga mëllaga e zezë. Ato përzihen mirë dhe përvëlohen në gjysmë litri ujë të sapovluar. Ena mbulohet me kapak. Pas 1 ore lëngu kullohet dhe bëhet gargarë 3 herë në ditë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.