USHQEHUNI SHËNDETSHËM ME USHQIME PA KALORI

USHQEHUNI SHËNDETSHËM ME USHQIME PA KALORI

Për të shmangur shtimin në peshë duhet të hamë ushqime të shëndetëshme por pa kalori. Ja disa ushqimet që përmbajnë gati 0 kalori:

MOLLA

Padyshim molla është një ndër frutat më të përhapur në botë. Ato përmbajnë një numër të madh të ushqyesve, që kanë efekte pozitive për shëndetin e njeriut. Një mollë përmban 57 kalori dhe 3 gram fibra.

ASPARAGU

Një asparag përmban vetëm 27 kalori dhe në të njëjtën kohë përmban vitaminën K dhe folate.

BROKOLI

Është një nga perimet me një efekt shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai së bashku me disa perime të tjera njihen për efektin e tyre në luftimin e kancerit.

TRANGUJT

Duke marrë parasysh se përbërja e trangujve është gati 80% ujë, atëherë kjo tregon se është një nga produktet me më së paku kalori dhe në të njëjtën kohë me efekt shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut.

SHALQIRI

Është një nga frutat që përmban shumë ujë dhe shumë pak kalori. Shalqiri përmban gati të gjitha llojet e vitaminave dhe ka vetëm 46 kalori.

KOKOSHKAT

Nëse janë pa gjalpë dhe pa kripë, mund të hahen në sasi të palimituar.

 PATËLLXHANI I PJEKUR

Ka vetëm 20 kalori kështu që mos u mendoni shumë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.