MODERNA NIS PROVAT KLINIKE PËR DOZËN PËRFORCUESE KUNDËR OMICRON

MODERNA NIS PROVAT KLINIKE PËR DOZËN PËRFORCUESE KUNDËR OMICRON

Kompania amerikane Moderna ka nisur provat klinike për një dozë specifike të vaksinës kundër variantit Omicron. Moderna tha se në fazën e dytë e provave, një dozë përforcuese e krijuar që të shënjestrojë Omicronin do t’iu jepet personave të rritur që veçse kanë marrë dy doza të vaksinës origjinale para gjashtë muajve. Ndërkaq, personat që janë të vaksinuar me tri doza, do të marrin një dozë të katërt, të dizajnuar për Omicronin. Më pas, shkencëtarët do të vlerësojnë nëse do të jetë e nevojshme vetëm marrja e dozës përforcuese për Omicronin apo do të duhet edhe doza e katërt. Vaksina origjinale e kësaj kompanie ofron mbrojtje të mirë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes, por nuk është aq efektive ndaj variantit Omicron. Studimet sugjerojnë se doza përforcuese e vaksinës forcon mbrojtjen ndaj virusit. Ky njoftim vjen pasi kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kanë nisur testimet për vaksinën e tyre që shënjestron Omicronin, variant që konsiderohet më ngjitës se variantet paraprake të COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.