MUNGESA E VITAMINËS D SHKAK PËR PASOJA SERIOZE NGA VIRUSI KORONA

MUNGESA E VITAMINËS D SHKAK PËR PASOJA SERIOZE NGA VIRUSI KORONA

Ka dallime domethënëse në shanset e zhvillimit të pasojave serioze të Covid-19 duke krahasuar pacientët që kishin mjaftueshëm vitaminë D përpara se të infektoheshin me ata që kishin mungesë të vitaminës D kur u infektuan, zbulojnë shkencëtarët izraelitë. Punimi i botuar në revistën PLOS One zbuloi se gjysma e njerëzve që kishin mungesë të vitaminës D para se të infektohen me Covid-19 më vonë zhvilluan një formë më të rëndë të sëmundjes, krahasuar me më pak se 10 përqind të njerëzve që kishin nivele më të larta të vitaminës D në gjakun e tyre. Vitamina D ka qenë prej kohësh e njohur si jetike për shëndetin e kockave, por roli i saj në mbrojtjen kundër virusit korona ka qenë më pak i njohur.

Hulumtimi i fundit është i pari që shqyrton nivelet e vitaminës D tek individët përpara se të infektohen me Covid-19.

“Ne zbuluam dallime të mahnitshme dhe të habitshme në shanset për të qenë një pacient me simptoma të rënda kur keni mungesë të vitaminës D në krahasim me ata persona që kanë nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine,” tha Dr. Amiel Droer, autor i studimit dhe mjek në Qendrën Mjekësore Galilee në Naharia, Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published.