NDËRRONI SA MË SHPESH PESHQIRËT PASI ATO GRUMBULLOJNË 10 MILION QELIZA TË VDEKURA

NDËRRONI SA MË SHPESH PESHQIRËT PASI ATO GRUMBULLOJNË 10 MILION QELIZA TË VDEKURA

Për shumë njerëz, mjafton që peshqiri të ndërrohet në një javë. Pas një dushi me ujë të nxehtë, e ndjeni veten të pastër dhe rrjedhimisht peshqiri do të qëndrojë i pastër për një kohë?

Por peshqirët mesatarisht grumbullojnë dhjetë milionë qeliza të vdekura të lëkurës e gjithashtu edhe kërpudha apo baktere të cilat kanë mbijetuar nga dushi. Duke marrë parasysh edhe atë se peshqiri bie në kontakt edhe me gjenitalet, baktere tjera transferohen në peshqir dhe ai më nuk është aq i pastër. Gjithashtu, bakteret shumëzohen edhe gjatë tharjes sepse atmosfera e lagësht nëpër tualete është e përsosur për inkurajimin e rritjes së baktereve dhe gjërave tjera të padëshirueshme.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që mos ta përdorni të njëjtin peshqir më shumë se tri herë, ndërsa kur e bëni këtë, sigurohuni se e pastroni me ujë të nxehtë dhe me detergjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published.