NDRYSHIMET GJATË DIMRIT-KËSHILLA PËR RRITJE TË IMUNITETIT

Dimri sa na sjell ditë të ftohta po ashtu ndryshon edhe rregullin biologjik të organizmit tonë. Dita shkurtohet, temperaturat ulen dhe kjo drejtpërdrejt ndikon në aktivitetet e trupit tonë. Në këtë mënyrë ndjejmë rënien e sistemit imunitar,i cili është mjaft i ndjeshëm, vërejmë ndryshime të metabolizmit si dhe çrregullime hormonale. Trupi bëhet më i ndjeshëm por gjithashtu shtojmë edhe në peshë.

Marrë parasysh këtë periudhë të vitit, kur të gjithë mezi presim të përfundojmë aktivitetet ditore e të kthehemi në shtëpi, në ambient të ngrohtë, të përgatisim darkën dhe të shtrihemi të shohim ndonjë film. Kjo krahas aktiviteteve të pakta fizike gjatë kësaj periudhe ndodh edhe për shkak se gjatë dimrit energjia e njeriut bie dhe njëkohësisht vjen si rezultat i proceseve metabolike të ngadalësuara. Nga ana tjetër, dita e shkurtë sjell deri te prodhimi i ulët i melatoninës e cila lidhet drejtpërdrejt me disponimin tonë.

Duke pasur parasysh të gjitha këto tani kur jemi afër dimrit duhet edhe të mësojmë si ta menaxhojmë gjendjen emocionale, peshën trupore dhe ta adaptojmë trupin tonë në ndryshimet që na presin. Na duhet një ushqim i balancuar i cili do ti mundësojë trupit tonë të pranojë të gjitha kaloritë e nevojshme që të luftojë me ftohjet dhe mungesën e vitaminës D të cilën e pranonim nga dielli gjatë verës. Në fakt, këto ushqime janë të shijshme dhe lehtë do të adaptoheni me to, duke ju përshtatur regjimit të ushqimit dimëror pasiqë kryesisht janë ushqime të ngrohta që hahen gjatë ditëve të ftohta.

Supa

Përgatitni sa më shumë supë. E dini që nga fëmijëria se kur sëmureshim gjëja të cilën pa nda e konsumonim ishte supa. Në tryezën tuaj duhet të ketë çdo ditë supë nga perimet, të pulës, të viçit apo të preferuarat tuaja. Mjafton të keni supë. Në veçanti mos të harrojmë efektin e supës së pulës e cila përdoret kundër ftohjes dhe gripit me që përmban sasi të madhe të materieve ushqyese të cilat luftojnë infeksionet respiratore. Mund ta shmangni mishin në supë dhe ta zëvendësoni atë me perime.

Fasulja apo grosha

Është një nga ushqimet e preferuara tradicionale në veçanti gjatë dimrit por para së gjithash është ushqim i shijshëm dhe i shëndetshëm. Fasulja i ka të gjitha vitaminat e grupit B, PP, A, C dhe vitaminën E. Kjo përbërje është e domosdoshme për formim të drejtë të eshtrave dhe nyjave. Përparësia kryesore e fasules është baraspesha e proteinave, karbohidrateve dhe fijeve dietale.

Lakra e tharët

Atë mund ta përdorni duke përgatitur sarma ose duke i zier si gjellë. Trupit i siguron probiotikë dhe vitaminën K2, e njohur në bazë të vlerave shëndetësore dhe materie të shumta tjera ushqyese. Ngrënia e lakrës së thartë ndihmon në forcimin e imunitetit, rregullon sistemin digjestiv, ul rrezikun nga sëmundje të ndryshme por ndihmon edhe në dobësim.

Perimet e ziera

Në frigoriferin tuaj çdoherë duhet të keni edhe perime të ziera. Gjatë dimrit harxhohen shumë më pak perimet e freskëta sasia e të cilave duhet të kompensohet me të ziera. Preferohen të pranohen 5 porcione pemë ose perime gjatë ditës. Mungon edhe shumëllojshmëria e tyre në këtë stinë plor ne gjithsesi duhet të gjejmë mënyra për ti konsumuar për të marrë të gjitha antioksidantët e nevojshme për të cilat ka nevojë organizmi jonë.

Brokoli

Brokoli është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës tuaj, nisur nga pëmbajtja e fibrave dietike, vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve. Brokoli është i pasur me antioksidues si vitamina C dhe E. Vitamina C stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme, ndërsa vitamina A mbron membranat qelizore të lëkurës tuaj dhe parandalon dëmtimet nga rrezet UV. Brokoli përmban një substancë të quajtur Glucoraphanin, e cila konvertohet në Sulforaphane, që ndikon direkt për një lëkurë të shëndetshme dhe për riparimin e dëmtimit të lëkurës. Kështu që konsumimi i Brokolit rrit në masë të madhe sistemin tuaj imunitar.

Spinaqi

Jo të gjithë e duan por ka shumë përfitime nga ngrënia e spinaqit. Është i pasur me hekur dhe materie ushqyese si magnezi. Preferohet të zihet në avull me qëllim që të mos humb vlerat gjatë zierjes së tepërt. Gjithashtu spinaqi preferohet të kombinohet me perime tjera. Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3 të cilat përmirësojnë koncentrimin, shëndetin e sistemit kardiovaskular si dhe mbron nga sëmundjet e zemrës.

Preshi

Njëlloj si qepa dhe hudhra, ka një përmbajtje të lartë të përbërësve të squfurit, kryesisht të cilat i japin atij një përmbajtje të lartë të vetive antibakteriale, diuretike dhe qarkullimit të gjakut. Kjo bimë në përgjithësi konsiderohet si një antibiotik i mirë me origjinë natyrore, pasi është mjaft ideale për të eliminuar mikroorganizmat që mund të shkaktojnë një numër të madh të sëmundjeve të zorrëve.

Kungulli

Është një nga perimet e jashtëzakonshme e varfër në sheqerna dhe e pasur në vitamina dhe minerale. Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë dhe kungulli është  i pasur me vitaminë A dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dieta sepse ka një përmbajtje shumë të ulët te karbohidrateve. Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye, mund të përfshihen në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore. Gjithashtu përmban vitaminën C, E, kalium, bakër, hekur dhe fosfor. Kungulli lufton sëmundjet kardiovaskulare.  Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarkti, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka.

Mos harroni se krahas ushqimit gjatë dimrit edhe duhet të flini më shumë. Shkoni në shtrat një orë më herët nga periudhat tjera të vitit. Është e vërtetuar se një orë gjumë shtesë ka efekt të ngrohjes e cila krahasohet me ngrohjen e organizmit kur hamë një ëmbëlsirë. Krahas kësaj gjatë periudhës së dimrit trupi ka nevojë për më shumë pushim. Por mos të harrojmë se edhe gjatë dimrit aktiviteti fizik duhet të jetë i rregullt. Së paku 30 minuta kohë të veçuara për ushtrime do të ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit tuaj.

Artikulli është shkruar dhe përshtatur nga D. K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.