NDRYSHIMI I TEMPERATURAVE SHKAKTON DHIMBJE TË TRUPIT

NDRYSHIMI I TEMPERATURAVE SJELL DHIMBJE TË TRUPIT

Shumë prej dhimbjeve që ndiejmë në trupin tonë ndikohen nga temperatura e ambientit. Ndodhë shpesh të dëgjojmë se dhimbjet e reumatizmës apo të plagëve të operacionit bëhen më të forta kur prishet moti. Ka raste që vapa dhe temperaturat përvëluese kanë një ndikim përkeqësues madje më të keq se i ftohtit tek dhimbjet. Ka ekspertë që besojnë se moti i nxehtë dhe i ftohtë ka një ndikim të fortë tek humori. Nëse ky i fundit prishet perceptimi i dhimbjes mund të tjetërsohet.

Ka njerëz që vuajnë nga ankthi dhe depresioni dhe e konsiderojnë veten si të ndjeshëm ndaj motit dhe vuajnë më shumë nga dhimbjet se të tjerët. Sipas ekspertëve, ndryshimet në temperatura mund të nxisin jo vetëm migrenën por edhe dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit. Për më tepër, vapa mund të shkaktojë dehidratim gjë që në vetvete është faktor nxitës për dhimbjet e kokës apo migrenën.

Njerëzit që vuajnë nga osteoartriti, artriti apo reumatizma e lidhin direkt dhimbjen e tyre me ndryshimin e motit. Ekspertët sugjerojnë se kur bëhet fjalë për motin dhe dhimbjet e kyçeve, ndryshimet në temperaturë dhe lagështi ndikojnë tek indet, tendinat dhe ligamentet. Kontraktimi dhe zgjerimi i tyre mund të shkaktojë më shumë dhimbje, thonë ekspertët.

Nëse dëshironi që të parandaloni dhimbjet si pasojë e vapës, këshilla e parë është që të hidratoheni sa më shumë duke pirë ujë dhe duke kufizuar alkolin dhe kafeinën. Duhet të qëndroni sa më shumë në hije dhe në ambient me ajër të kondicionuar. Sa i përket veshjes, zgjidhni rroba pambuku dhe jashtë mbani kapele dhe syze. Në çantën tuaj, nuk duhet të mungojë kurrë një shishe me ujë apo një pije freskuese, që të mundeni lagini kyçet me ujë të ftohtë për një freski të menjëhershme të trupit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.