NE KEMI LUFTUAR VIRUSIN POR EPIDEMIA NUK KA PËRFUNDUAR ENDE – OBSH

NE KEMI LUFTUAR VIRUSIN POR EPIDEMIA NUK KA PËRFUNDUAR ENDE – OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke vënë në dukje se rastet me Covid-19 janë rritur në 110 vende, paralajmëron se epidemia nuk ka përfunduar. Në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adanom Gebrejesus vlerësoi zhvillimet më të fundit në rastet e Covid-19.

Duke thënë se BA.4 dhe BA.5, një nga nënvariantet e Covid-19, shkaktuan një rritje të rasteve në 110 vende, Gebrejesus tha: „ Deri sa kishte 20 % rritje të rasteve në nivel global, shkalla e vdekshmërisë është rritur në rajone të OBSH-së”.

Gebrejesus tha se epidemia po ndryshon.

Ne kemi bërë përparim në luftimin e virusit, por epidemia nuk ka përfunduar ende.

Duke theksuar se aftësia e OBSH-së për të monitoruar virusin është e kufizuar për shkak të testimit të reduktuar, raportimin e rasteve dhe sekuencën e gjenomeve në mbarë botën, Gebrejesus tha: “Monitorimi i variantit aktual Omicron dhe analizimi i varianteve që do të shfaqen po bëhet gjithnjë e më i vështirë.”

Gebrejesus tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e vaksinimit në mënyrë që rritja aktuale e rasteve të mos e bëjë më të rrezikshëm Covid-19 dhe ndau informacionin se “më shumë se 12 miliardë doza vaksine janë shpërndarë në mbarë botën në 18 muajt e fundit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.