NË RMV NUK ËSHTË RRITUR NDJESHËM NUMRI I KOVID PACIENTËVE NË TRAJTIM SPITALOR

 

Në dy ditët e kaluara në RMV janë regjistruar mbi njëmijë të infektuar me kovid 19.  Por nga Klinika Infektive në Shkup bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë klinikë janë kontrolluar mbi 100 pacientë shumica e të cilëve me simptome të lehta, prandaj ata do të mjekohen në kushte shtëpiake.

“Për momentin nuk është rritur përqindja e pacientëve që kërkojmë trajtim spitalor,  por do ta ndjekim gjendjen. Ende është herët të flasim sepse dje kemi një pik të numrit të pacientëve pozitiv tani do të shohim se si do të  rrjedhin gjërat”, thotë për TVM2 infektologja Arlinda Osmani Lloga.

Nga ana tjetër mjeku Zllate Mehmedoviç pret përkeqësim drastik të situatës epidemiologjike në vend.

“Mund të presim që nëse kemi kapacitet për testim,  të presim 5 mijë deri në 6 mijë të infektuar për një ditë. I bëj këto krahasime me vendet që kanë sistem solid të testimit, p.sh. SHBA ku gjatë 24 orëve të fundit kemi numër rekord të infektuarve, 1 milion Brenda 24 orëve”, thotë Mehmedoviç.

Omicron dhe gripi sezonal kanë simptomatologji pothuajse të njëjtë, dallojnë vetëm në periudhën e inkubacionit, e cila është më e gjatë te kovidi 19. Për momentin autoritetet shëndetësore nuk kanë vendosur masa të reja për mbrojtje nga përhapja e kovid 19. Javën e ardhshme Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë mbledhje ku do të analizojë situatën me pandeminë dhe nevojën për masa shtesë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.