NËSE KENI PROBLEM ME SHMANGIEN E ËMBËLSIRAVE GJENI KOHËN E PËRSHTATSHME

NËSE KENI PROBLEM ME SHMANGIEN E ËMBËLSIRAVE GJENI KOHËN E PËRSHTATSHME

Ekspertët thonë se nëse konsumoni ëmbëlsira herët gjatë ditës mund të jetë më mirë për tretjen, pasi nëse i hani pas darkës, mund të keni probleme me acidin refluks, stomakun, apo thjesht të mos flini rehat.

Embëlsira është pjesë e festës, qejfit dhe kënaqësive prandaj edhe nëse e konsumoni në orët e vona, mund ta bëni, por e mira do të ishte ta shmangni sa herë të mundeni. Sidoqoftë, nuk ka një orë fikse për të konsumuar gjëra të ëmbla.

Dietologët sugjerojnë të dëgjoni më shumë trupin tuaj. Nëse jeni të uritur për diçka të ëmbël, hajeni në atë çast pasi ditën tjetër gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe ta teproni. Poashtu ekspertët këshillojë që para se të kaloni tek copa e dytë e ëmbëlsirës, prisni të paktën 20 minuta, pasi aq kohë i duhet trurit për të ndjerë se është ngopur.

Hani ngadalë dhe përpiquni ta shijoni i fokusuar 100% tek pjata juaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.