NGA VAKSINIMI GJATË SHTATZËNISË FOSHNJAT LINDIN ME NIVEL TË LARTË TË ANTITRUPAVE

NGA VAKSINIMI GJATË SHTATZËNISË FOSHNJAT LINDIN ME NIVEL TË LARTË TË ANTITRUPAVE

Foshnjet e lindura nga nëna të vaksinuara gjatë shtatzënisë me vaksinën anti Covid, kanë nivele më të larta të antitrupave se sa të foshnjet që kanë lindur nga nëna që janë shëruar nga virusi. Kjo është konstatuar në një studim nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, që analizoi transmetimin e antitrupave nga nëna të vaksinuara me dy doza të vaksinës tek fëmijët dhe tek ato të infektuara në javën 20-32 të shtatzënisë, kur transferimi i antitrupave përmes placentës është në kulm.

Në momentin e lindjes, nënat e vaksinuara kishin nivele të antitrupave tre herë më të larta se nënat që ishin shëruar së fundmi nga Covid-19. Nivelet e antitrupave në kordonin e kërthizës ishin po ashtu më të larta pas vaksinimit.

“Megjithëse ende nuk dihet se sa i lartë duhet të jetë niveli i antitrupave për të mbrojtur plotësisht një fëmijë nga Covid”, thotë Andrea Edlow, bashkautore e studimit. Ndërkohë, autorë të tjerë studimit thonë se gratë shtatzëna kanë një rrezik të lartë të komplikimeve serioze nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.