NIVELI I KOLESTEROLIT TE GRATË RRITET PAS MENOPAUSES, MJEKËT REKOMANDOJNË KONSUMIMIN E SOJËS

NIVELI I KOLESTEROLIT TE GRATË RRITET PAS MENOPAUSES, MJEKËT REKOMANDOJNË KONSUMIMIN E SOJËS

Soja është ushqimi të cilin Organizata Britanike e Shëndetësisë e cilëson si ushqimin “perfekt” për një zemër të shëndetshme.

Është vërtetuar se niveli i kolesterolit të keq tek femrat rritet pas menopauzës. Isoflavonet (përbërësit bimorë në soje që veprojnë si një hormon i dobësuar) imitojnë rolin e estrogjenit, ndaj mjekët rekomandojnë sojen për gratë që po kalojnë këtë periudhë të jetës.

Soja është një zëvendësues i shkëlqyer i mishit sepse përmban më pak acide yndyrore të ngopura, të cilat rrisin nivelin e kolesterolit në gjak.

Soja nuk është vetëm një burim i mirë proteinash, por është gjithashtu i pasur me fibra bimore, vitamina të kompleksit B dhe antioksidantë. Përfshini në dietën tuaj: sojë, drithëra me sojë, qumësht dhe kos soje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.