NJË SIMPTOMË E RE E PAZAKONTË E VARIANTIT OMICRON

NJË SIMPTOMË E RE E PAZAKONTË E VARIANTIT OMICRON

Sipas një aplikacioni gjurmues, një simptomë e re e pazakontë e variantit Omicron ka çuar në rritje të rasteve të reja me kovid midis britanikëve. Ata që përdorin aplikacionin gjurmues ZOE kanë përmendur dhimbjen e veshit si një simptomë të re të virusit dhe një numër nga ata që ankohen nga një ndjesi shushuritjeje në vesh pas infektimit me Omicron.

Si rezultat i kësaj, aplikacioni ka shtuar këtë simptomë në renditjen e tij javore të simptomave më të raportuara nga Covid, shkruan Daily Star.

Dhimbja e veshit është evidentuar në rastet e Omicronit në të kaluarën, por vetëm tani pas raporteve është bërë më e zakonshme sesa mendohej fillimisht.

Vitin e kaluar një studim nga një ekip ekspertësh të Universitetit Stanford dhe Dr Konstantina Stankoviç, zbuloi se varianti Omicron mund të shkaktojë probleme me veshin.

Studimi raportoi simptoma duke përfshirë dhimbje të forta veshi, mpirje të veshit dhe madje edhe humbje të përkohshme të dëgjimit, të cilat gjithashtu mund të vazhdojnë edhe pasi të ketë kaluar infeksioni./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.