NUK BËRI TRANSPLANTIMIN E ZEMRËS SE NUK ISHTE I VAKSINUAR KUNDËR VIRUSIT KORONA

HUMBI MUNDËSINË E TRANSPLANTIMIT TË ZEMRËS SEPSE NUK ISHTE VAKSINUAR KUNDËR KOVID 19

Një spital amerikan ka refuzuar që një pacienti ti bëj transplantim të zemrës pasiqë nuk ishte i vaksinuar kundër Covid-19. Ferguson, 31 vjeç, ka nevojë urgjente për transplantim, por spitali “Brigham and Women’s” në Boston e hoqi atë nga lista e tyre, ka deklaruar babai i tij. Ai tha se vaksina kundër Covid shkon kundër “parimeve bazë të djalit të tij, ai nuk beson në të”. Por dpitali tha se po ndiqte politikën. Spitali “Brigham and Women’s” i tha “BBC-në se  “Duke pasur parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një pacient që merr një organ të transplantuar të ketë shanset më të mëdha për të mbijetuar”.

Një zëdhënës tha se spitali kërkon dëshmi për pranimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe mënyrën e stilit të jetesës për kandidatët e transplantimit të zemrës që të krijojë shansin më të mirë për një operacion të suksesshëm dhe për të optimizuar mbijetesën e pacientit pas transplantimit, duke pasur parasysh se sistemi i tyre imunitar është i shtypur në mënyrë drastike.

Spitali shtoi se shumica nga 100,000 njerëz në listat e pritjes për transplantim organesh nuk do të marrin një organ brenda pesë viteve për shkak të mungesës së organeve në dispozicion. Ferguson ka qenë në spital që nga fundjava e fundit e Falënderimeve në datën 26 nëntor 2021 dhe ai vuan nga një problem i trashëguar i zemrës i cili bën që mushkëritë e tij të mbushen me gjak dhe lëngje. Sipas GoFundMe. Ferguson ishte i shqetësuar se ai mund të përjetojë inflamacion kardiak dhe një efekt anësor të mundshëm nga vaksinimi kundër virusit korona që Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson se është i rrallë dhe i përkohshëm dhe se mund të rezultojë i rrezikshëm, duke pasur parasysh dobësinë e zemrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.