NUK KA LIDHSHMËRI MES CELULARIT DHE KANCERIT NË TRU-THOTË NJË STUDIM I RI

NUK KA LIDHSHMËRI MES CELULARIT DHE KANCERIT NË TRU-THOTË NJË STUDIM I RI

Një studim i ri nuk ka gjetur asnjë lidhje midis përdorimit të celularit dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të kancerit të trurit tek të rinjtë. Studimi u krye nga shkencëtarët e Institutit të Shëndetit Botëror të Barcelonës me pjesëmarrjen e ekspertëve nga 14 vende. Në rezultatet e publikuara në revistën “Environment International” , thuhet se shkencëtarët kanë studiuar se si ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike (EMF) nga pajisjet me valë (të lëvizshme dhe fikse) ndikon në tumoret e trurit tek të rinjtë. Rezultati ishte se nuk u gjet asnjë lidhje shkakësore midis këtij lloji të kancerit dhe përdorimit të fushave elektromagnetike të radiofrekuencës (RF) dhe frekuencës jashtëzakonisht të ulët (ELF) nga pajisjet. Gjatë hulumtimit u krye analiza e të dhënave në një grup prej gati 900 të rinjsh të moshës 10 deri në 24 vjeç me tumor në tru. Ishte studimi më i madh i tumoreve të trurit tek të rinjtë, i cili zbuloi se shumica e tumoreve ishin të llojit neuroepitelial dhe i përkisnin gliomave.

Në të njëjtën kohë, shkencëtarët pranojnë se deri më tani numri i pacientëve nuk është ende i mjaftueshëm për të vlerësuar të gjitha efektet e mundshme të përdorimit të celularit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.