NXEHTËSIA MUND TË NDIKOJË NEGATIVISHT NË SHËNDETIN TUAJ

NXEHTËSIA MUND TË NDIKOJË NEGATIVISHT NË SHËNDETIN TUAJ

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përkufizuar valën e të nxehtit si një periudhë prej 3 ose më shumë ditësh në të cilën temperatura ditore tejkalon vlerat kritike. Vala e ë nxehtit padyshim mund të çojë në probleme shëndetësore duke përfshirë stresin, skuqjen, edemën, sinkopën, ngërçet, rraskapitjen dhe sulmet e shkaktuara nga nxehtësia.

Mjekët rekomandojnë që t’i ndërroni rrobat rregullisht dhe rrobat tuaja të jenë prej materialeve të lehta verore me ngjyra të hapura që lejojnë përshkueshmërinë e ajrit. Mundohuni të reduktoni sa më shumë aktivitetin fizik në baza ditore. Nëse duhet të dilni nga shtëpia mos qëndroni kurrë pa kapelë. Merrni edhe syzet e diellit.

Pini një gotë ujë çdo 20 minuta edhe pse mund të mos keni etje në atë moment.

Mundohuni të përshtateni me kushtet e motit dhe temperaturës. Mos u largoni nga ambienti me ajër të kondicionuar menjëherë në ambientin e nxehtë. Sigurohuni që temperatura në dhomë të mos jetë shumë më e ulët se ajo e jashtme ndaj mos e teproni me kondicionerin. Mbani temperaturën e dhomës nën 32 gradë.

Nëse prek vala e të nxehtit vendin ku jetoni mos e lëshoni zonën e freskët apo ambientet shtëpiake për 2 ditët e ardhshme pa nevojë. Nëse ndjeni plogështi dhe ndjenjë të fikëtit, nëse keni lëkurë tejet të nxehtë dhe të thatë[, nëse ndjeni konfuzioni, kërkoni ndihmë mjekësore.

Do të ishte më mirë që dritaret tuaja ti mbani mbyllur gjatë ditës dhe gjithçka të errësoni në brendinë e shtëpisë suaj. Tërhiqni perdet dhe roletat veçanërisht nëse është ka diell në atë pjesë të shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.