OBEZITETI PARAQET RREZIK PËR NJË GJENDJE TË RËNDË SI PASOJË E KOVID 19

Që nga fillimi i pandemisë dihet se obeziteti paraqet rrezik për një gjendje kovid të rëndë. Sipas një studimi që ende nuk është verifikuar virusi korona duket se infekton drejtpërdrejt qelizat dhjamore. Në raste të rënda, inflamacioni i tij ndodh drejtpërdrejt në qelizat dhjamore.

“Të dhënat nga studimi ynë sugjerojnë se infeksioni i indit dhjamor dhe inflamacioni i lidhur si përgjigje mund të jetë një nga arsyet pse njerëzit obezë kanë një rrjedhë të rëndë të sëmundjes kur infektohen me SARS-CoV-2,” tha profesoresha dhe autori kryesor i studimit Catherine Blish nga Universiteti Stanford.

Profesoresha Blish dhe ekipi i saj ekzaminuan qelizat dhjamore nga pacientët që vdiqën nga COVID-19. Virusi korona është treguar se përdor në mënyrë efektive qelizat dhjamore si një rezervuar për maskim dhe kështu kalon në sistemin tonë imunitar.

Përveç kësaj, njerëzit me mbipeshë dihet se kanë një sistem imunitar të dobësuar, inflamacion kronik dhe një tendencë të shtuar për trombozë dhe kjo mund të bëhet një faktor rreziku në rastin e koronës. Shumë shpesh këta persona kanë tension të lartë, sëmundje të zemrës dhe diabet. Të gjithë këta faktorë mund të përkeqësojnë më tej sëmundjen.

Prandaj, ato duhet të mbrohen në mënyrë shtesë nga infeksionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.