OBSH: 18 MILIONË RASTE TË REJA NË MBARË BOTËN

OBSH: 18 MILIONË RASTE TË REJA NË MBARË BOTËN

Shënohet rritje prej 20% të rasteve të reja me virusin korona në nivel global. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportin e saj thotë se vetëm javën e kaluar janë regjistruar 18 milionë raste të reja me Covid-19 në mbarë botën.

Sipas OBSH-së në nivel global janë shënuar 45,000 vdekje gjatë të njëjtës periudhë, një numër i ngjashëm me javën e kaluar.

Bazuar në raportin e OBSH-së, Italia renditet e katërta ndër vendet në botë ku është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja me Covid-19 në javën e fundit. Numri më i lartë është regjistruar në SHBA (4 688 466 raste, ngjashëm me javën e kaluar), pastaj Franca (2 012 943, + 26%), India (1 594 160, + 150%) dhe Italia (1 268 153, + 25%).

Në vendin e pestë ishte Britania e Madhe me 813 326 raste të reja, një rënie prej 33% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme. Të dhënat në Itali tregojnë një ngadalësim të kurbës së infektimit. Sondazhi i javës së kaluar tregoi një rritje prej 57%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.