OBSH SOT VENDOS NËSE DO TË SHPALLË LINË E MAJMUNËVE EMERGJENCË GLOBALE
Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosë sot nëse do ta shpallë epideminë e lisë së majmunëve “urgjencë globale shëndetësore”. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus do të mbajë një konferencë për shtyp, raporton AFP.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 15,800 njerëz në 72 shtete janë prekur nga lija e majmunëve. Që nga fillimi i muajit maj është regjistruar rritje e rasteve të lisë së majmunëve.
Më 23 qershor, OBSH thirri një takim urgjent të komitetit të ekspertëve të urgjencës për të vendosur nëse lija e majmunëve përbën një “urgjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar” niveli më i lartë i alarmit të organizatës. Megjithatë shumica e tyre thane se situate në atë kohë nuk ishte mjaft alarmante për të shpallur atë nivel alarmi.
Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë virale e ngjashme me linë. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe skuqje të lëkurës.
Leave a Reply