OMICRON SHKAKTON SIMPTOMA TË LEHTA POR KJO NUK DO TË THOTË SE ËSHTË FTOHJE E ZAKONSHME-OBSH

Thuhet se varianti i ri i virusit korona Omicron është më i butë por realisht nuk është kështu. Edhe pse ka prova që Omicron po shkakton simptoma të lehta kjo nuk do të thotë se është ftohje e zakonshme, thonë nga OBSH.

“Omicron, varianti i fundit i shqetësimit që OBSH po gjurmon, është zbuluar në mbarë botën. Ai transmetohet në mënyrë efikase. Në fakt, ky variant po zbulohet kudo ku kemi pasqyrë të mirë, kështu që po qarkullon globalisht në kohën e tanishme.” tha Maria van Kerkhove, drejtuese teknike për Programin e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së

Kohëve të fundit në shumë vende ku ka qarkullim të Omicronit, tanimë po e zëvendëson Delta-n. Sipas OBSH-së në shtatë ditët e fundit janë raportuar pothuajse 10 milion raste, ndërsa në 24 orët e fundit ka pasur më shumë se dy milionë e gjysmë raste. Sipas Dr. Kerkhove për këtë ka disa arsye, fillimisht  është shfaqja e Omicronit dhe qarkullimi i tij i cili transmetohet më lehtë mes njerëzve dhe së dyti është se njerëzit mund të riinfektohen edhe nëse kanë pasur një infeksion të mëparshëm ose nëse janë vaksinuar.

Vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve por ato nuk parandalojnë të gjitha infeksionet dhe nuk parandalojnë të gjitha transmetimet e mëtejshme. Pra, vaksina do të shpëtojë jetën por nuk parandalon të gjitha infeksionet apo transmetimin.

“Ajo që gjithashtu ka rëndësi të mbahet mend është se njerëzit vijnë në kontakt me të tjerët gjatë dimrit më shumë, ata që nuk respektojnë masat shëndetësore publike dhe sociale si dhe distancimin, mbajtjen e maskës së përshtatshme, nuk shmangin turmat dhe kalojnë më shumë kohë jashtë se sa brenda. Të gjithë këta faktorë lejojnë që viruset të përhapen, qoftë Omicron apo diçka tjetër.” tha Dr. Kerkhove.

Në lidhje me ashpërsinë e Omicron-it shtoi se po mësojmë për këtë çdo ditë më shumë dhe ajo që kuptojmë nga një numër studimesh që vijnë nga disa vende të ndryshme është se rreziku për të zhvilluar sëmundje të rëndë ose nevojë për shtrimin në spital nga Omicron është më i vogël në krahasim me Delta.

“Kjo nuk do të thotë se është një sëmundje e lehtë. Megjithatë, kjo do të thotë që nëse jeni të infektuar, shanset tuaja për të pasur nevojë për shtrim në spital janë më të vogla. Ajo që ne dimë gjithashtu nga një numër vendesh, është se rreziku juaj për të zhvilluar sëmundje të rënda rritet me moshën, dhe kjo është njësoj si me Delta.”

Është me të vërtetë e rëndësishme që sistemet tona të kujdesit shëndetësor të mos mbingarkohen, përsëriti ajo, duke shtuar se ndërsa bota po hyn në vitin e tretë të pandemisë, sistemet shëndetësore janë vërtet të ngarkuara. Kjo ka ndikim në kujdesin e pacientëve, jo vetëm për pacientët me COVID, por edhe për sëmundje të tjera dhe urgjenca të tjera. Pas kësaj ne do të shohim më shumë, kështu që ka shumë pak gjasa Omicron të jetë varianti i fundit shtoi Dr. Kerkhove dhe tha se “kjo është arsyeja pse është kaq kritike që ne të fokusohemi në vaksinimin e popullatave të cenueshme në mbarë botën dhe të rrisim mbulimin e vaksinimit në të gjitha vendet, jo vetëm në disa.”/Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.