OMIKRON KA SHKAKTUAR “CUNAMI” NË BALLKAN THOTË INFEKTOLOGU SLLOVEN TRAMPUŽ
Një person me Omicron mund t’i infektojë gjashtë deri në tetë njerëz, për dallim nga një me Delta i cili mund t’i infektojë tre deri në katër persona, thotë Andrej Trampuž, infektolog slloven dhe specialist i mjekësisë së brendshme njëkohësisht edhe kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive Kirurgjike në spitalin më prestigjioz të Evropës, Charite Hospital në Berlin.
“Për momentin kemi rreth 30 fëmijë nga të porsalindurit deri në moshën pesë vjeç në Berlin, të cilët ndodhen në reparte të kujdesit intensiv me ventilim mekanik (respirator) ose janë të shtruar në spital me një pasqyrë klinike shumë të rëndë të Covid-19. Këta fëmijë që nuk kanë faj për asgjë dhe për të cilët ende nuk kemi një vaksinë kundër Covid-it janë infektuar nga të rriturit, kryesisht ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme, që nuk janë vaksinuar dhe që nuk kujdesen për asgjë dhe askënd, por ecin përreth dhe e transmetojnë virusin”, tha Trampuž për “Slobodna Dalmacija”.
Duke komentuar përqindjen e të infektuarve në rajonin e Ballkanit, ai tha: “kjo nuk është një valë e re, është një cunami dhe po përhapet sepse masat epidemiologjike nuk janë të mira, pak i përmbahen këtyre masave”, tha Trampuž. Pasi Omicron do të infektojë shumë njerëz, spitalet nuk do të mund ti pranojnë shumë të rinj që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe trajtim, thotë Trampuž.
Leave a Reply