OMIKRON MBI 100% MË I TRANSMETUESHËM SE DELTA

OMIKRON MBI 100% MË I TRANSMETUESHËM SE DELTA

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se varianti Delta, thotë një hulumtimi i shkencëtarëve francezë.  Studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësua transmetimin e variantit Omicron duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditjen e plotë të gjenomit. Studimi i cili u publikua në faqen “medRxiv” analizoi 131,478 teste të hulumtimit në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor të vitit 2021.

Rezultatet treguan se tek të rinjtë prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta. Në zonat me rrezik më të lartë në Francë studiuesit zbuluan gjithashtu se numri i infeksioneve me dy variantet e mëparshme u rrit ndjeshëm me kalimin e kohës. Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektimin e virusit tek njerëzit e prekur me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë tek njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore. Diferenca ishte afërsisht 105%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.