OMIKRON RRIT DRASTIKISHT NUMRIN E INFEKTIMEVE TË REJA NË VEND-SHIFRA TË LARTA EDHE NË BOTË

Lloji i ri virusit korona po përhapet me shpejtësi të madhe në pothuajse të gjitha vendet ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kulmi i infeksionit ende nuk ka ardhur!

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 15.576 dhe numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë ka arritur në 243.284.

Në 24 orët e fundit janë kryer 7564 testime dhe janë regjistruar 1635 raste të reja me Covid-19. Nga të sapo diagnostikuarit janë 785 në kryeqytet, pasuar nga Prilepi 121, Manastiri 110, Kumanova 78 dhe Kërçova 47. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga numri total i rasteve pozitive janë regjistruar 184 riinfeksione. Janë regjistruar 1276 pacientë të shëruar dhe nëntë pacientë kanë vdekur, të gjithë në spital. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.700.555 teste për Covid-19. Numri i të shëruarve është 219.616, ndërsa numri i të vdekurve është 8.092.

Për shkak të trendit rritjes së personave pozitivë me Kovid-19 autoritetet pritet të njoftojnë nëse do të fillojë me kohë gjysma e dytë e vitit shkollor 2021/2022 në çfarë mënyre do të zhvillohet mësimi apo do të ketë vonesa.

Variantet e reja me virusin korona po përhapen shumë shpejt në pothuajse të gjitha vendet dhe ekspertët paralajmërojnë se kulmi i infeksionit nuk ka ardhur ende.

Në 24 orët e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë janë regjistruar 1758 raste të reja me virusin korona, nga gjithsej 3477 persona të testuar. Çdo i dyti person rezulton pozitiv.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq dje tha se ka pasur vështirësi në organizimin e referendumit për ndryshimin e pjesës së Kushtetutës që ka të bëjë me gjyqësorin të planifikuar për më 16 janar sepse përbërja e këshillave zgjedhore po ndryshon vazhdimisht për shkak të infektimit me virus.

Ndërkohë kryeministri slloven Janez Jansha tha se qeveria e tij do të shmangë futjen e masave të reja për aq kohë sa të jetë e mundur në valën aktuale të epidemisë Covid-19 të shkaktuar nga varianti shumë më ngjitës omikron i virusit korona.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve të Gjermanisë, u regjistrua një rekord shtatë-ditor prej 497.1 infeksionesh nga virusi korona për 100,000 banorë që nga fillimi i pandemisë. Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Berlin një javë më parë incidenca në mbarë vendin ishte 335.9. Instituti gjithashtu regjistroi 78,022 infeksione të reja gjatë një periudhe 24-orëshekrahasuar me 55,889 të infektuar një javë më parë.

Ndërkohë qeveria Çeke do të lejojë punonjësit asimptomatikë të kujdesit shëndetësor dhe personelin e sigurimeve të vazhdojnë punën, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.