PASTRIMI I ORGANIZMIT NËPËRMJET USHQIMIT

PASTRIMI I ORGANIZMIT NËPËRMJET USHQIMIT

Trupi i njeriut kohë pas kohe ka nevojë për detoksikim që t’i rikthehet funksionit në mënyrë optimale dhe ta përmirësojë funksionimin e organeve trupore. Kjo, sipas ekspertëve, mund të arrihet përmes pastrimeve natyrale nëpërmjet ushqimit.

Ekspertët gjithashtu kanë sqaruar se cilat ushqime janë pastrues më të mirë të trupit.

LIMONI

Limonët e detoksikojnë trupin dhe e forcojnë sistemin e imunitetit sepse janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidues tjerë. Këto agrume e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, por edhe procesin e tretjes.

MAJDANOZI

Antioksiduesit, përbërësit antipezmatues dhe flavanoidet që i përmban majdanozi, ndikojnë që ky produkt t’i pastrojë veshkat, mëlçinë dhe traktin gastrointestinal.

DOMATET

Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe nutrientë tjerë. Ato e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë sasi të lartë të licopenit, i cili i parandalon dëmet nga rrezatimet e lira.

QEPA

Qepët e detoksikojnë sistemin, i trajtojnë problemet me tretje, astma, etj.

MOLLËT

Këto janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë në sistem të tretjes, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, e pastrojnë gjakun, e rregullojnë kolesterolin dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.