PËR KATËR VITE ME RADHË DIETA MESDHETARE ËSHTË SHPALLUR SI DIETA MË E MIRË NË BOTË

Periudhat e caktuara të vitit na bëjnë të relaksohemi me veten tonë por shpesh edhe me atë rehati të fitojmë peshë. Nëse dëshironi ta nisni siç duhet vitin provoni dietën mesdhetare. Për katër vite me radhë dieta mesdhetare është shpallur si dieta më e mirë në botë.

Dieta mesdhetare ka zënë vendin e parë edhe si një nga dietat më të shëndetshme, si një dietë e lehtë për t’u praktikuar, një dietë e përkryer për njerëzit që vuajnë nga diabeti, por edhe një dietë që mbron zemrën.

Kjo dietë këshillon konsumimin e ushqimeve të shëndetshme për zemrën që hahen zakonisht në Mesdhe. Ajo përfshin shumë perime të gjelbëra por edhe arra, grurë, bishtajore, sasi të mëdha frutash dhe perimesh. Për shembull, në dietën mesdhetare, margarina ose gjalpi zëvendësohet me vaj ulliri, në vend të kripës jepen erëza bimore, të cilat i japin pjatave një shije perfekte dhe mishi i kuq zëvendësohet me peshk.

Gjithashtu, kjo dietë këshillon një gotë verë të kuqe në mbrëmje.

Një nga studimet më të mëdha dhe më të gjata për efektet e ushqimit në bakteret e zorrëve ka treguar se dieta mesdhetare ka reduktuar bakteret “të këqija” dhe ka rritur bakteret “të mira” në stomakun e të moshuarve brenda një viti.

Shënojmë disa ushqime që përfshin dieta mesdhetare:

  • Frutat dhe perimet e freskëta
  • Pulë dhe peshk
  • Farërat dhe arrat
  • Drithërat e plota
  • Vezët
  • Erëza bimore
  • Vaj ulliri

Ushqimet që duhet të përfshini në sasi të kufizuar:

  • Sheqeri
  • Produktet e qumështit
  • Mish i kuq
  • Drithëra të rafinuara
  • Mishi i përpunuar
  • Vajra të rafinuar

Hani tre vakte në ditë, dhe vakti i tretë duhet të jetë jo më vonë se në orën 18:00. Çdo dietë rekomandon të pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Mos e lejoni veten të vdisni nga uria gjatë ditës, kështu që hani vakte më të vogla ndërsa hyni në dietën tuaj. Zgjidhni gjithmonë një vakt të shëndetshëm me shumë perime, sallata dhe peshk të sapo gatuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.