PËRVEÇ MUSHKËRIVE VIRUSI KORONA SULMON EDHE VESHKAT 

PËRVEÇ MUSHKËRIVE VIRUSI KORONA SULMON EDHE VESHKAT 

Virusi Covid-19 sulmon çdo individ në mënyrë të ndryshme dhe këtë e kemi parë nga një sërë shembujsh. E njëjta gjë vlen edhe për pasojat që lë pas ky virus. Shkencëtarët pajtohen se virusi korona prek mushkëritë por së fundmi kanë zbuluar se pasojat mund të jenë shkatërruese edhe për veshkat. 

Sipas një studimi të botuar në revistën Cell Stem Cell nga një klinikë amerikane dhe ekspertë holandezë nga Qendra Mjekësore e Universitetit Radbound studiuesit kanë zbuluar se Covid-19 infekton veshkat, duke çuar në dëmtime të përhershme të indeve, raporton Science Direct. 

Studimi përfshiu 62 njerëz, indet e veshkave të të cilëve iu nënshtruan një biopsie. Më vonë u konstatua se indet e veshkave të pacientëve të infektuar me koronavirus kishin disa plagë, të cilat i shtynë shkencëtarët të arrinin në përfundimin se virusi në një farë mënyre arriti të arrinte në veshka, kështu që ata kryen një tjetër studim shtesë. Shkencëtarët në laborator rritën mini-veshkat (të quajtura organoide) dhe i infektuan me koronavirus për të parë se çfarë po ndodhte në qelizat e veshkave artificiale.  

Ata zbuluan se shkaku i plagëve që panë te pacientët e infektuar me koronavirus ishte pikërisht virusi, jo faktorë të tjerë. Ky hulumtim është një hap i madh përpara në fushën shkencore që punojnë për të “njohur” më mirë këtë virus të rrezikshëm./ Ajo.mk 

Leave a Reply

Your email address will not be published.