PESË GJËRA QË RRISIN RREZIKUN NGA DEMENCA

Demenca është një humbje graduale, por kronike e aftësive njohëse. Personat të cilët vuajnë nga demenca kanë vështirësi në kujtesë dhe bëjnë vlerësimin e keq të situatave në jetë. Sindroma e demencës quhet edhe pleqëri. Pacientët zakonisht  e humbin kontrollin mbi veten, aftësinë për të gjykuar dhe kanë probleme me çrregullimet emocionale. Me kalimin e kohës, ata tërhiqen në vete, ndryshojnë personalitetin e tyre dhe bëhen dyshues dhe nervozë. Shkaku kryesor është dëmtimi i trurit ndërsa 50% e demencës tek të moshuarit është sëmundja e Alzheimerit.

Ekspertët pajtohen se rreziku më i madh i zhvillimit të demencës është plakja dhe diagnoza zakonisht ndodh pas moshës 60 vjeçare. Por kohët e fundit shkencëtarët kanë mësuar diçka të re në lidhje me faktorët e mundshëm të rrezikut që mund të shkaktojnë demencë, dhe disa prej tyre mund t’ju habisin. Ja për çfarë bëhet fjalë.

  1. Humbja e dhëmbëve

Një studim i fundit i botuar në revistën JAMDA zbuloi se sa më shumë dhëmbë të humbasë një person, aq më të mëdha janë shanset e tij për të zhvilluar demencë. Studiuesit realizuan një sere hulumtimesh që kanë përfshirë një numër të madh të njerëzve dhe arritën në përfundimin se humbja e dhëmbëve shoqërohej me një rrezik 1.48 herë më të lartë të zhvillimit të demencës. Për çdo dhëmb të humbur shanset për të zhvilluar demencë rriten për 1.1 herë dhe për rënie njohëse deri në 1.4 herë.

  1. Humbja e dy shqisave, dëgjimit dhe shikimit

Studimet e fundit zbuluan se njerëzit e moshuar që humbasin shikimin dhe dëgjimin kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë demencë. Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë e hershme e kësaj gjendje. Dëgjimi i mirë është një komponent jetik i një jete të shëndetshme dhe ka gjithmonë mënyra për të parandaluar rrezikun. Shmangni zhurmat e forta dhe kontrolloni rregullisht dëgjimin – thotë doktoresha Hope Lanter.

  1. Një ëndërr e keqe

Personat mbi moshën 50 vjeç të cilët fljejnë më pak se gjashtë orë dhe kishin 30 për qind më shumë gjasa të zhvillojnë demencë në pleqëri thotë një studim i botuar në revistën Nature Communications. “Nëse flini më pak gjatë gjithë kohës, shumë më pak se në rininë tuaj, ky zakon lidhet me një shans 30 për qind më të lartë për të zhvilluar demencë, pavarësisht nga të gjithë faktorët e tjerë shëndetësorë”, shkruajnë autorët e studimit.

  1. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit ka të bëjë shumë me shëndetin e trurit dhe mund të ndikojë në punën e tij. Douglas Sharr, neurolog në Universitetin Wexner, i cili trajton pacientët me probleme të kujtesës, demencën dhe sëmundjet e Alzheimerit, thotëse gjatë një studimi u zbulua se vetëm një cigare në ditë mund të ndikojë në aftësinë kognitive dhe nëse pini 15 cigare në ditë, kapaciteti i kujtesës zvogëlohet për 2 për qind. Kur ndaloni duhanin, truri juaj do të përfitojë pothuajse menjëherë.

  1. Jeta jo e shëndetshme

Një studim i botuar në revistën PLOS Medisin zbuloi se zakonet e shëndetshme, të tilla si mos pirja e duhanit ose mos pirja e alkoolit, vëmendja ndaj peshës dhe ushtrimet – mund të zvogëlojnë shanset për zhvillimin e demencës për 55 për qind. Kjo vlen edhe për njerëzit që kanë një rrezik të trashëguar për zhvillimin e dëmtimeve në tru. Hulumtimet sugjerojnë se një mënyrë jetese me ritual të shëndetshme, është faktor i rëndësishëm për shëndetin, veçanërisht në pleqëri. /Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.