PFIZER DHE BIONTECH NISIN PROVAT PËR VAKSINËN KUNDËR OMICRON

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërisht e dizajnuar për variantin Omicron të koronavirusit. Kjo pasi varianti Omicron duket se shmang mbrojtjen e ofruar nga marrja e dy dozave të vaksinës. Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe përmes dhënies së dozës përforcuese te njerëzit që veçse kanë marrë dy dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech. Poashtu do të testohet edhe doza e katërt e vaksinës ekzistuese dhe doza e katërt e vaksinës që ka në shënjestër Omicronin te personat që para gjashtë muajve janë vaksinuar me tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Kompanitë po ashtu planifikojnë të studiojnë sigurinë dhe tolerancën e dozave në mbi 1,400 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.