POZICIONI MË I MIRË PËR GJUMË TË REHATSHËM

POZICIONI MË I MIRË PËR GJUMË TË REHATSHËM

Ekspertët zbuluan se ata që flenë me pozicion në bark mund të ulin mundësinë për një gjumë të mirë. Eksperti i gjumit, James Leinhardt thotë se pozicioni i detyron ata që flenë në këtë mënyrë të përdridhen në njërën anë, duke i tendosur muskujt e tyre. Ai gjithashtu tha se kjo pozitë bën që muskujt e tyre të zgjaten për periudha të gjata kohore, raporton The Sun.

“Muskujve nuk u pëlqen të jenë të tensionuar për periudha të gjata kohore”, u shpreh ai.  “Thjesht kapeni krahun në mënyrë që veshët, shpatullat, ijët, gjunjët dhe kyçet e këmbëve të jenë të vendosura bukur njëra mbi tjetrën”, shpjegon James.

Tutje, ai u shpreh se një jastëk i vendosur midis gjunjëve mund t’ju ndihmojë të bëni gjumë më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.