PRINDËRIT HEZITOJNË TI VAKSINOJNË FËMIJËT

PRINDËRIT HEZITOJNË TI VAKSINOJNË FËMIJËT

Një hulumtim i UNICEF-it tregoi se 4 në 10 prindër, për shkak të mungesës së informacionit për vaksinat, kanë dilemë nëse duhet të imunizojnë fëmijën e tyre.

30% kanë deklaruar  se marrin informacion jo të plotë dhe konfuz, për shembull, pse bëhet një vaksinë e caktuar në vendin tonë, e cila në vendet perëndimore nuk është përfshirë prej kohësh në kalendarin e vaksinimit.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për  prind që janë kundër vaksinave, por një numër i madh i prindërve kanë pyetje, ju duhen informacione, këshilla dhe konsultime me mjektë e tyre. I inkurajoj ata prindër të cilët nuk i kanë vakcinuar fëmijët, ti sjellin fëmijët që ti vaksinojmë”, tha Aleksandra Grozdanova, koordinatore kombëtare për imunizim.

Zyrtarët sigurojnë se vaksinat janë të sigurta. Ata si shembull e tregojnë vitin 2019.  Për  6 muaj, 46 mijë fëmijë u imunizuan me vaksinën MRP dhe nuk u raportua asnjë reagim negativ.

“Në sistem futen numrat e saktë të serisë, numrat e çdo vaksine qe ka arritur, sasitë që janë blerë, data e skadencës së vaksinave dhe të gjitha ato të dhëna. Shpërndahen në punktete e vaksinimit. Çdo vaksinë e aplikuar për çdo fëmijë apo të rritur regjistrohet nga ekipi, kështu që duke i lidhur të gjitha ato informacione marrim një kartë vaksinimi për çdo person, saktësisht në çdo moment dihet çdo e dhënë që lidhet me imunizimin e tij”, u shpreh udhëheqësja e sistemit elektronik “Termini Im”, Zhaklina Çagoroska.

Kundër njëzet prindërve gjatë tre muajve të fundit është ngritur procedim kundërvajtës, pasi që nuk i kanë faksinuar fëmijët e tyre dhe për këtë ata duhet të paguajn gjobë prej 650 eurosh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.