PSE SHFAQET HERPESI NË BUZË?

PSE SHFAQET HERPESI NË BUZË?

Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë. Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë. Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose tre javëve. Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, ato zakonisht shfaqen në një grup, ndryshe nga një puçërr ose një plagë kanceri.

Plagët e dhimbshme rreth buzëve, shkaktohen nga virusi herpes simplex. Edhe pse fjala “herpes” mund t’ju shqetësojë pasi klasifikohet si një sëmundje seksualisht e transmetueshme, ju mund të mos e keni marrë atë në rrugë seksuale. Duhet të dini se herpesi është një virus i zakonshëm, i cili nuk mund të kurohet plotësisht. Ju mund të përjetoni shfaqjen e këtyre plagëve, një ose disa herë gjatë jetës tuaj.

Disa nga shkaktarët mund të jenë: stresi, ndonjë sëmundje e pranishme, lodhja, ushqime të caktuara, ndryshimet hormonale, lëndimi, infeksionet, reagimet alergjike, ekspozimi i tepërt në diell.

A ËSHTË HERPESI NGJITËS?

Ekspertët e shëndeti thonë se ai është ngjitës dhe mund të përhapet përmes puthjes, seksit oral dhe formave të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë. Meqenëse është një virus i përjetshëm, mund ta transmetoni në çdo kohë edhe kur nuk keni plagë aktive.

SI MUND TA KUPTONI NËSE KENI HERPES?

Nëse vëreni një grup plagësh të vogla mbi ose rreth buzëve, mund të jeni duke përjetuar një shpërthim të virusit. Por nëse keni vetëm një plagë dhe nuk mund t’a kuptoni saktësisht se çfarë është, konsideroni të kryeni një vizitë mjekësore. Plagët shpesh largohen vetë brenda pak javësh, por ekzistojnë edhe medikamente për trajtim që mund ti merrni në farmaci në konsultim edhe me mjekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.