ANKTHI, SIMPTOMAT DHE TRAJTIMI I TYRE

Ankthi është reagimi natyror i trupit tuaj ndaj stresit. Është një ndjenjë frike ose shqetësimi për gjërat që do vijnë. Dita e parë e shkollës, shkuarja në një intervistë pune, ose mbajtja e një fjalimi publik mund të shkaktojë që shumica e njerëzve të ndihen të frikësuar dhe nervozë. Por nëse ndjenjat e ankthit kalojnë në ekstrem, zgjasin më shumë se gjashtë muaj dhe ndërhyjnë vazhdimisht në jetën tuaj, ju mbase mund të keni një çrregullim ankthi. Është krejtësisht e zakonshme të ndihesh në ankth kur zhvendosesh në një vend apo qytet të ri, kur fillon një punë të re ose periudhën e provimeve. Ky lloj ankthi është i pakëndshëm, por mund t’ju motivojë të punoni më shumë dhe të bëni punë më të mira. Ankthi i zakonshëm është një ndjenjë që vjen dhe shkon, por nuk ndërhyn në jetën tuaj të përditshme. Por në rast të një çrregullimi ankthi, ndjenja e frikës mund të jetë me ju gjatë gjithë kohës. Është intensive dhe nganjëherë din të ju dobësojë. Ky lloj ankthi mund t’ju bëjë të ndaloni së bëri gjërat që ju pëlqejnë. Në raste ekstreme, mund t’ju pengojë të hyni në ashensor, të kaloni rrugën apo edhe të dilni nga shtëpia. Nëse nuk merr trajtimin e duhur, ankthi vetëm se do vazhdojë të përkeqësohet. Çrregullimet e ankthit janë forma më e zakonshme e çrregullimit emocional dhe mund të prekin këdo e në çdo moshë, madje ankthi përjetohet ndryshe varësisht nga personi. Ndjenjat mund të ndryshojnë nga të pasurit flutura në stomak, deri në rrahje të shpejta të zemrës. Ju mund të ndiheni jashtë kontrollit, sikur të ketë një shkëputje midis mendjes dhe trupit tuaj. Mënyra të tjera se si njerëzit përjetojnë ankthin përfshijnë makthe, sulme paniku dhe mendime ose kujtime të dhimbshme që nuk mund t’i kontrollojnë apo ndjenja të përgjithshme shqetësimi, dhe frikë nga një vend ose ngjarje specifike.

Simptomat e ankthit të përgjithshëm përfshijnë:

rritje të rrahjeve të zemrës

frymëmarrje të shpejtë

shqetësim

vështirësi në përqendrim

vështirësi për të fjetur

Eksperienca e të përjetuarit ankth është e vështirë, por e njëjta bëhet edhe më e vështirë në momentin kur një person përjeton sulme të ankthit.

Një sulm ankthi është ndjenja e shqetësimit ose frikës së madhe, dhe për shumë njerëz, sulmi ndërtohet ngadalë apo në formë graduale dhe shpesh përkeqësohet kur afrohet rreth ngjarjes stresuese. Sulmet e ankthit mund të ndryshojnë shumë dhe simptomat dallojnë ndërmjet individëve. Kjo për shkak se simptomat e sulmit nuk ndodhin tek të gjithë, dhe mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Simptomat e zakonshme të një sulmi ankthi përfshijnë:

marramendje

vështirësi në frymëmarrje

gojë të thatë

djersitje

dridhje trupi

ethe

frikë

humbje të përkohshme të vetëdijes

Edhe pse rreth 275 milionë njerëz në botë  vuajnë nga çrregullimet e ankthit, ende nuk janë të zbuluara burimet e sakta të po të njëjtit.  Shkencëtarët besojnë në një kombinim faktorësh të luajë një rol në këtë çrregullim. Këtu përfshihen faktorë gjenetik dhe mjedisor, si dhe kimia e trurit. Përveç kësaj, studiuesit besojnë se zonat e trurit përgjegjëse për kontrollin e frikës, mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Dhe përderisa ende nuk kemi një definicion të saktë mbi ankthin, forma e trajtimit të tij është e njohur dhe ndodh në mënyra të ndryshme.

Trajtimi i ankthit ndahet në dy kategori: psikoterapia dhe mjekimi

Takimi me një trapist ose psikolog mund t’ju ndihmojë të mësoni mjetet dhe strategjinë për t’u përballuar me ankthin kur ai shfaqet, ndërkaq medikamentet që zakonisht përdoren për të trajtuar ankthin përfshijnë ilaçet kundër depresionit dhe qetësuesit. Ato përdoren për të balancuar kiminë e trurit, për të parandaluar episodet e ankthit dhe për të shmangur simptomat më të rënda të çrregullimit. Por së fundmi, shkencëtarët zbulojnë edhe disa nga format e natyrshme për të dobësuar sulmet e ankthit apo ankthin në përgjithësi.

Ndryshimet e stilit të jetesës mund të jenë një mënyrë efektive për të lehtësuar ndjenjën e stresit dhe ankthit me të cilin mund të përballeni çdo ditë. Shumica e ilaçeve natyrale përbëhet prej kujdesit për trupin tuaj, deri tek pjesëmarrjet në aktivitete të shëndetshme dhe eliminimin e atyre të pashëndetshme duke përfshirë:

gjumin e mjaftueshëm

meditimin

qëndrimin aktiv dhe ushtrimet

dieta të shëndetshme

aktivitete të ndryshme dhe punë

shmangien e alkoolit

shmangien e kafeinës

lënien e cigareve

 

JETONI SHËNDETSHËM DUKE ELIMINUAR GJËRAT NEGATIVE!

Leave a Reply

Your email address will not be published.