ATMOSFERA NË PUNË NDIKON NË SHËNDETIN E TË PUNËSUARVE

 

ATMOSFERA NË PUNË NDIKON NË SHËNDETIN E TË PUNËSUARVE

Lidhjet sociale me kolegët tuaj mund ta kenë një ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj, thonë hulumtuesit.

“Kemi mirëqenie më të mirë kur ekipi ynë dhe organizata jonë na japin një ndjenjë të përkatësisë dhe të komunitetit, kur na jepin një ndjenjë ‘neve’,” tha hulumtuesi kryesor Niklas Steffens, nga Universiteti Queensland në Australi.

Steffens dhe kolegët i analizuan 58 studime që i përfshinin më shumë se 19.000 persona të punësuar në 15 vende. Ata zbuluan se fakti që sa më fort njerëzit identifikoheshin me kolegët e tyre të punës apo organizatën ishte i lidhur me shëndetin e mirë dhe rrezikun më të ulët nga “burn-out”. Njerëzit e përfshirë në studim ishin në gamë të gjerë të profesioneve duke përfshirë shërbimet, shëndetin, shitjen dhe ushtrinë. Autorët thanë se hulumtimi tregon se marrëdhëniet sociale në vendin e punës, sidomos grupet sociale që njerëzit i formojnë në punë, mund ta luajnë një rol të madh në shëndetin në punë. Megjithatë studimi nuk e ka gjetur ndonjë lidhje shkak-pasojë kështu që mos u frikësoni nëse nuk jeni në ndonjë ambient social të punës.

Hulumtimi u publikua së fundi në revistën Personality and Social Psychology Review.

“Këto rezultate tregojnë se si performanca ashtu edhe shëndeti rriten në atë masë ku vendet e punës ua sigurojnë njerëzve ndjenjën e ‘neve’ ose ‘ne’ apo përkatësisë,” tha Steffens në një deklaratë për shtyp për revistën.

“Identifikimi social kontribuon si për shëndetin psikologjik ashtu edhe atë fiziologjik por përfitimet shëndetësore janë më të forta për shëndetin psikologjik.”

Përfitimet e shëndetit mendor mund të vijnë nga mbështetja e ofruar prej grupit punues por edhe kuptimi apo qëllimi që njerëzit e marrin nga të qenit pjesëtar në grupet sociale, sugjeruan autorët e studimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.