BULIZMI DUKURI SHQETËSUESE NË SHKOLLAT FILLORE, BRENGOSËS EDHE BULLIZMI KIBERNETIK

BULIZMI DUKURI SHQETËSUESE NË SHKOLLAT FILLORE, BRENGË SHTESË BULLIZMI KIBERNETIK

Numri i madh i rasteve të bullizmit në shkollat fillore por që nuk raportohen paraqet dukuri shqetësuese thonë rezultatet e anketës së Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe këtë e konfirmojnë edhe ekspertët.

Brengë shtesë është edhe bullizmi kibernetik që i jep qasje më të lehtë ushtruesit të aktit në çdo kohë dhe vend. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm si profesionistë të arsimit që të shohim çdo element ndryshimi të vogël dhe jo të lejohet të eskalojë në diçka të madhe, thotë psikologja Edlira Destani.

Ajo shton se duhet krijuar autoritet nga familjarët, arsimtarët dhe lidhje të ngushta komunikimi me fëmijët që ata të dine se ku të drejtohen dhe mos tu besojnë njerëzve të panjohur dhe pa identitet.

“Ajo që është ndryshe nga ajo ballë për ballë me pjesën kibernetike të bullizmit kibernetik, me pjesën që bëhet në internet si dhunë është që te e para ne e shohim, ka një fytyrë personi që na ka dhunuar, ka një fytyrë personi që na ka bullizuar dhe me thënë të drejtën është ekstremisht më e lehtë për të punuar me raste që janë të bullizuar drejtpërdrejtë. Ndërsa në internet mund të ketë mosha të ndryshme, mund të vinë nga çdo cep i globit. Janë thjeshtë pa fytyrë, pa emër, pa identitet. Janë një pikëpyetje shumë e madhe nga ana tjetër e ekranit e cila do të na bëj të ndihemi gjithmonë në një ankth shtesë përveç faktit të bullizmit. ” – deklaroi psikologja, Edlira Destni.

Gjëja e parë që vërehet te një fëmijë i bullizuar është tërheqja në vete ose sjellja agresive, refuzojnë të flasin dhe komunikojnë, prandaj ne si mësues duhet ti krijojmë atyre një imazh të dashur ku ata do të ndjehen të sigurtë por çdoherë duke nisur nga një bashkpunim i mire me prindërit, thotë mësuesja Nertila Pitarka.

Kyçja në masë të madhe në botën online gjatë pandemisë ka zbehur respektin dhe frikën te fëmjët, shton ajo.

“Çka mund të presim ne prej fëmijëve në këtë gjendje kur fëmijët kanë shumë pak kontroll që në shtëpi, në shkollë që ju e dini se si janë zhvilluar online mësimet dhe ka ndikuar shumë sepse ata në atë kohë janë kyqur çdokund, në rrjete sociale nëpër ekranet televizive, ku tjetër gjë skanë pare përveç bullizimit. E them këtë sepse ne e marrim si çështje shumë të rëndësishme bullizmin që në fakt është ndërsa tjerët e marrin si sportivitet. Se në rrjete sociale po postohen video, eksperimente kush mund ta bëj këtë apo atë duke përqeshur njerëzit dhe kjo automatikisht krijon te fëmija një ndjenjë indiference dhe nuk e vëren nëse kjo është e keqe apo e mirë.” – u shpreh mësuesja, Nertila Pitarka.

Shqetësimet nga bullizmi dënohen me ligje të veçanta në arsimin fillor dhe të mesëm por nxënësit, arsimtarët dhe prindërit nuk i paraqesin rastet sepse nuk u besojnë organeve kompetente,thekson profesoresha univeristare Arta Selmani – Bakiu.

Ajo shton se vendi është nënshkrues i një numri të madh të konventave ndërkombëtare,  por që ato ngecin në  zbatim.

“Aktorët e bullizmit online është më vështirë të identifikohen se sa aktorët e bullizmit direkt. Edhe këtu për shkak të problemit që u paraqit me dhomën publike sikur institucionet u zgjuan, Ministria e Drejtësisë ka marrë iniciativë që të insertojë veprën penale përndjekja e cila ka elemente edhe të shqetësimit online dhe në këto situata kryerësit do të ndjeken penalisht. Gjithashtu çështjet e shqetësimeve apo bullizmit online mund të raportohen në MPB ku ka department për forenzikë digjitale.”   – theksoi Profesoresha universitare, Arta Selmani.

Në parandalimin e bullizmit duhet të kyçen të gjithë duke filluar nga familja, shkollat, institucionet kompetente dhe mediat sepse bullizmi është ngacmim shqetësues i cili zhvillohet në mënyrë sistematike, thonë ekspertët. (Leunora Kaliqi,TVM2)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.