PSE NDAHEN ÇIFTET PAS SHUM VITESH?

PSE NDAHEN ÇIFTET PAS SHUM VITESH?

Pse ndahen çiftet pas një kohe kaq të gjatë së bashku? Një në katër ndarje ndodhën në mesin e njerëzve të moshës 50 e më lartë, njofton Qendra Kombëtare për Familje dhe Martesë në Universitetin Bowling Green State në Ohio të SHBA-ve. Sipas psikologëve ekzistojnë disa arsye pse çiftet ndahen disa vite pas martesës:

  1. Mosha

Një faktor që ndikon në ndarje është mosha. Një problem i madh që nuk ishte në fillim të marrëdhënies mund të bëhet problem më vonë. Kjo ndodh kur njerëzit arrijnë moshën e mesme dhe papritur pësojnë një “formatizim” të trurit.

Njerëzit kalojnë nëpër ndryshime psikologjike dhe biologjike në kohë të ndryshme gjatë jetës së tyre, duke përfshirë moshën 14-vjeçare dhe përsëri atë 40-vjeçare.

  1. Njerëzit mërziten

Steve Siebold, një psikolog, citon një arsye tjetër të ndarjes pas një kohe të gjatë së bashku – dhe kjo është mërzitja. Të jesh me personin e njëjtë 24/7, varësisht prej marrëdhënies, mund të çojë në mërzitje. Me fjalë të tjera, njerëzit pushojnë së tentuari për marrëdhënien.

  1. Seksi

Mungesa e seksit të rregullt mund të çojë në ndarje. Ndryshimet në hormone që ndodhin për shkak të moshës mund të shkaktojnë mospëlqim të dukshëm seksual. Dhe përderisa çdo partner në marrëdhënie ka dëshira seksuale të ndryshme, këto dëshira fillojnë të veniten me moshën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.