TË GJITHË KEMI NEVOJË PËR MBËSHTETJE

 

Të gjithëve na ndodh që kohë mbas kohe të kalojmë në periudha të vështira, dhe janë njerëzit ata që na ndihmojnë t’i kalojmë ato në forma më të lehta. Por si të bëhemi ne, ata që do ju ndihmojmë atyre që kanë nevojë. Pavarësisht nëse ata janë një miq, familjarë ose koleg, ka shumë mënyra për të mbështetur dikë që vlen për ju. Ndonjëherë është dukshëm i qartë fakti që dikush po kalon një periudhë të vështirë, por herëve tjera, nuk ka ndonjë mënyrë të thjeshtë për të ditur nëse personi ka një problem të shëndetit mendor. Ndonjëherë nuk kemi nevojë edhe ta dimë. Është më e rëndësishme t’i përgjigjemi me ndjeshmëri dikujt që duket i shqetësuar sesa të zbulojmë shkakun. Megjithëse disa simptoma janë të zakonshme me probleme specifike të shëndetit mendor, nuk ka dy njerëz që sillen saktësisht në të njëjtën mënyrë kur nuk janë mirë. Nëse e njihni mirë personin, mund të vëreni ndryshime në sjelljen ose disponimin e tij.

Si mund të ndihmojmë?

Duke folur për shëndetin mendor Nëse jeni të shqetësuar për dikë, mund të jetë e vështirë të dini se çfarë të bëni, por komunikimi është shpesh hapi i parë që duhet bërë kur e dini se personi po kalon një kohë të vështirë. Në këtë mënyrë mund të zbuloni se çfarë e shqetëson dhe çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar.

Dëgjoni me kujdes atë çfarë ju thonë Përsëritni së bashku gjërat  për t’u siguruar që e keni kuptuar në thelb bisedën, edhe pse nuk duhet të pajtoheni me gjithçka që atë ata thonë, por duke ju treguar se kuptoni se si ndihen, ju ua bëni të ditur se i respektoni ndjenjat e tyre.

Mos u përpiqni të diagnostikoni ose t’i vëni në dyshim ndjenjat e tyre Ne mund të jemi të lumtur të flasim dhe të ofrojmë mbështetje, por fundja nuk jemi ekspertë. Duhet ta kemi parasysh që nuk duhet të supozojmë për atë që është e gabuar ose të japim shpejt diagnoza ose zgjidhjet.

Ofroni ndihmë në kërkimin e mbështetjes profesionale dhe jepni informacion mbi mënyrat për ta bërë këtë
Ju mund të ofroni shkuarjen në psikolog me ta, ose t’i ndihmoni të flasin me një mik ose anëtar të familjes, mirëpo mundohuni të mos merrni kontrollin dhe t’i lejoni ata të marrin vendimet përfundimtare.

Flisni për mirëqenien Flisni për mënyrat e heqjes së stresit ose praktikimit të kujdesit për veten dhe pyesni nëse gjejnë ndonjë gjë të dobishme. Ushtrimi, të paturit një dietë të shëndetshme dhe një gjumë të mirë gjatë natës mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit mendor dhe ruajtjen e mirëqenies. Shkuarja në kinema, teatër, apo koncerte muzikore, njëjtë mund të ndikojë shumë mirë në përmirësimin e gjendjes.

F.T.

Leave a Reply

Your email address will not be published.