VETËVLERËSIMI NDIKON POZITIVISHT NË JETË, POR JO NARCISIZMI

VETËVLERËSIMI NDIKON POZITIVISHT NË JETË, POR JO NARCISIZMI

Vetëvlerësimi mund të ndikojë pozitivisht në aspekte të ndryshme të jetës, si tek marrëdhëniet sociale, shkolla, puna, shëndeti mendor, shëndeti fizik dhe shoqëria konstaton një botim i “American Psychologist”. Të kemi besim tek vetja është diçka shumë e ndryshme nga të qenit narcisistik.

“Edhe pse të dy konceptet shpesh i mbivendosen njëri-tjetrit, ka dallime të rëndësishme konceptuale midis vetëvlerësimit dhe narcisizmit”- thekson studimi.

Studiuesit rishikuan qindra studime, që ishin realizuar për një periudhë të gjatë kohore, dhe që synonin t’i jepnin përgjigje pyetjeve në lidhje me pasojat afatgjata të vetëbesimit të madh. Si për shembull: A priren të jenë më të suksesshëm në punë adoleshentët që kanë një vetëbesim në nivele të larta?

Rezultatet treguan se në përgjithësi ata që e vlerësojnë më shumë veten, kanë më shumë sukses në shkollë dhe në punë. Po ashtu ata kanë marrëdhënie më të mira shoqërore, gëzojnë një shëndet më të mirë fizik dhe mendor dhe kanë më pak sjellje antisociale. Të gjitha këto përfitime vazhdojnë nga adoleshenca deri në pleqëri, thonë ekspertët.

NARCIZMI ËSHTË DIÇKA KREJTËSISHT TJETËR

Autorët e këtij studimi të madh nënvizojnë rëndësinë që ka dallimi i qartë midis narcizmit dhe vetëvlerësimit. Ndërsa narcisizmi karakterizohet nga ndjenja e epërsisë, madhështisë, egoizmit dhe mendjemadhësisë, vetëvlerësimi ka të bëjë me vetë-pranimin dhe respektin për veten. Në fakt, që të dyja këto qasje ndikojnë në jetën tonë në mënyra të kundërta. Për shembull, nëse një vetëvlerësim i lartë çon në përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore, narcisizmi i përkeqëson ato. Ndërhyrjet që synojnë rritjen e vetëvlerësimit mund të sjellin përfitime jo vetëm për individët por edhe për shoqëritë në përgjithësi, thuhet në hulumtimet e studimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.