QELIZA “T” MBROJTËSIT E ATYRE QË NUK PREKEN NGA VIRUSI KORONA

QELIZA “T” MBROJTËSIT E ATYRE QË NUK PREKEN NGA VIRUSI KORONA

Edhe në këtë periudhë kur një pjesë e madhe e njerëzve po infektohen me virusin korona nga varianti Omikron, disa njerëz nuk preken nga ky infeksion. Një studim i Kolegjit Imperial në Londër, i publikuar në Nature Communications, sugjeron se njerëzit që kanë një numër të lartë të qelizave “T” kanë më pak gjasa të kontraktrohen me Covid-19 dhe këto qeliza janë brenda sistemit imunitar.

Dr. Rhia Kundu, autori i parë i studimit nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive i Kolegjit Imperial në Londër, ka deklaruar: “ne zbuluam se nivele të larta të qelizave “T” para-ekzistuese, të krijuara nga trupi kur infektohen me koronaviruse të tjerë njerëzore si ftohja e zakonshme, mund të mbrojë kundër infeksionit COVID-19.”

Megjithate ai thot se “mënyra më e mirë për të mbrojtur veten kundër Covid-19 është vaksinimi i plotë”.

Lawrence Young, një profesor i onkologjisë molekulare në Universitetin Warwick, tha për CNBC se gjenet mund të luajnë rol të rëndësishëm nëse një person do të infektohet apo jo me virusin, besojnë shkencëtarët të sëmundjeve infektive. Shkencëtarët pajtohen gjithashtu se përdorimi i gjerë i vaksinimit po i ndihmon disa njerëz të shmangin infeksionet COVID 19. Ndërsa vaksinimet dhe vaksinat përforcuese nuk japin garancë 100% se një person nuk do të marrë COVID, ato luajnë një rol në reduktimin e infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga virusi korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.