QUMËSHTI I GJIRIT KA MË SHUMË ANTITRUPA PAS VAKSINIMIT ME MRNA

QUMËSHTI I GJIRIT KA MË SHUMË ANTITRUPA PAS VAKSINIMIT ME MRNA

Sipas të dhënave të publikuara të hënën në revistën JAMA Pediatrics, gratë që duan t’u kalojnë foshnjave të tyre antitrupat mbrojtës të rritur nga vaksina COVID-19 përmes qumështit të gjirit, duhet të zgjedhin ato të bazuara në mRNA. Bëhet fjalë për Moderna ose Pfizer / BioNTech.

Gjatë studimit morën pjesë 124 gra të reja në laktacion të cilat dhanë 17 mostra qumështi gjatë një periudhe prej 100 ditëve. Disa morën vaksinën e bazuar në mRNA dhe disa u vaksinuan me vaksinën vektoriale Johnson & Johnson ose AstraZeneca. Shkencëtarët kanë identifikuar dy lloje të antitrupave në mostrat e qumështit – antitrupat IgA dhe antitrupat IgG, të cilat mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e foshnjave.

Pothuajse të gjitha gratë që ushqenin foshnjat e tyre me gji, 97 për qind e të cilave ishin vaksinuar me dy doza të vaksinës mRNA, kishin antitrupa të dallueshëm IgA në qumështin e tyre. Vetëm 39 përqind e nënave gjidhënëse i kishin këto antitrupa në qumështin e tyre pas dy dozave të AstraZeneca, ose 48 përqind kishin antitrupa IgA pasi u vaksinuan me një dozë të vetme J&J. Të gjitha gratë që morën të dyja dozat e Pfizer / BioNTech, Modern ose AstraZeneca kishin gjithashtu antitrupa IgG, krahasuar me vetëm 28 përqind të atyre që morën vaksinën J&J.

“Vaksinat e kundër Kovid 19 të bazuara në mRNA janë zgjidhja optimale për gratë gjidhënëse që duan të kalojnë antitrupat nga qumështi i gjirit tek foshnjat e tyre”, përfunduan ekspertët.

Studimi u krye nga shkencëtarë nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochester dhe Universiteti i Nju Jorkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.