QYTETARËT SHPENZOJNË NJË MILION EURO PËR TESTE PCR NË 10 DITËT E PARA TË VITIT

Vetëm në 10 ditët e para të këtij viti për teste të virusit korona qytetarët kanë paguar një milion euro

Nga fillimi i vitit 2022 në spitalet dhe laboratorë private janë bërë 28.290 teste PCR. Për këtë shërbim qytetarët kanë paguar gati 700 mijë euro. Nëpër spitalet dhe laborantët privat çmimet për testime janë të ndryshme dhe variojnë prej 1400 deri 2000 denarë. Nëse përllogarisim se për një test mesatarisht është paguar 1500 denarë kjo do të thotë se për vetëm dhjetë ditë qytetarët kanë paguar 42.435.000 denarë, ose 690 mijë euro.

Sipas të dhënave të cilat i publikon Ministria e Shëndetësisë për çdo ditë, dhjetë ditët e para janë bërë 67.534 teste edhe në spitalet shtetërore edhe ato private bashkë me laboratorët privat, shkruan Pa Censurë. Prej numrit të përgjithshëm, 7319 janë bërë në shtetëror, 28.290 privat, të tjerat 31.925 janë teste të shpejte të realizuara edhe ne sektorin privat edhe atë publik. Testet e shpejta (rapid), bëhen edhe në spitalet shtetërore edhe nëpër ato privat. Nëse gjysma e tyre është bërë nëpër laboratorët privat, mesatarisht një kushton 1000 denarë, atëherë për testim privat qytetarët kanë paguar teste të shpejtë në vlerë prej 15.962.000 denarë, ose 260 mijë euro.

Një përllogaritje e përgjithshme tregon se për vetëm dhjetë ditë për teste PCR ose RAPID (të shpejta) qytetarët privatisht kanë paguar rreth 1 milionë euro./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.