REKORDE INFEKTIMESH ME KOVID 19 NË BULLGARI E GJERMANI

Bullgaria dhe Gjermania kanë regjistruar shifra rekorde të infektimit me virusin koron. Bullgaria ka regjistruar 7,062 rastesh të reja në 24 orët e kaluara. Bullgaria përbën shtetin me popullatën më pak të vaksinuar kundër koronavirusit në Bashkimin Evropian. Sipas autoriteteve bullgare rreth 28 për qind e popullsisë me 6.9 milionë banorë, është vaksinuar plotësisht. Në 24 orët e fundit, në Bullgari janë regjistruar 89 vdekje tjera, dhe shifra totale e viktimave ka shkuar në 31,761. Qeveria u ka bërë thirrje të gjithë personave të pavaksinuar që të imunizohen, dhe madje ka ofruar edhe shpërblim prej 44 dollarësh për pensionistët që marrin dozën përforcuese. Edhe autoritetet gjermane kanë raportuar më 12 janar numër record prej 80,430 raste të reja me virusin korona. Shifra totale e rasteve të infektimit në Gjermani tani ka arritur në 7,661,811. Më 12 janar është raportuar për 384 të vdekur, dhe totali i viktimave tani është 114,735. Të dhënat e Institutit Robert Koch në Gjermani tregojnë se rreth 75 për qind e popullsisë prej 83 milionë banorëve, ka të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.